Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
PALAKÚESH/ËM (i), ~ME (e) mb. 1. Që nuk mund të kthehet a të përkulet si lak, që nuk epet; kund. i lakueshëm. Tel i palakueshëm. Dërrasë e palakueshme.
2. gjuh. Që nuk ndryshon sipas trajtave në rasë, në numër dhe në gjini, jo i lakueshëm; kund. i lakueshëm. Emër i palakueshëm. Pjesët e palakueshme të ligjëratës.
✱Sin.: i papërkulshëm, i paharkueshëm, i paepshëm, i sertë, i pandryshueshëm.
PALAKÚAR (i, e) mb. 1. edhe fig. Që nuk është përkulur si lak, i drejtë, jo i lakuar; kund. i lakuar. Me shtyllë kurrizore kombëtare të palakuar.2. gjuh. I paeptuar. Emër (përemër)…
Shfaq përkufizimin e plotë →PALAKUESHMËRÍ,~A f. 1. Që nuk lakohet a nuk përkulet; që nuk epet. Palakueshmëria e çelikut.2. gjuh. Të qenët i palakueshëm, paeptueshmëri. Palakueshmëria e ndajfoljeve (gjuh.).
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë