Fjalori
PALË

PÁL/Ë,~AI f. sh. ~A, ~AT 1. Pjesë e një pëlhure, e një petku, e një letre etj., e thyerdyshvijëdrejtë; e kthyerfund a në anë të një rrobe ose të një cope. Palat e fundit. Fustan me pala. Ktheu palën. Hekurosi palat.
2. Një e kthyerdyshvendin ku rrudhet një pëlhurë a një petk; rrudhë, zhubër. Iu një palëfustan. Drejtoi palat.
3. Shtresa e lëkurës dhe e dhjamit që i varetgushë, në bark etj. një njeriu ose një bagëtie. Palat e gushës (e qafës, e barkut).
4. kryes. sh. Valëzim i lehtësipërfaqen e diçkaje, rrudhë. Palat e flamurit. Palat e trurit (anat.) rrudhat e trurit.
5. gjeol. Rrudhë e shtresavetokës. Palë e hapur (e drejtë). Krahët e palës. Bërthama e palës.
6. si ndajf. dysh a më tresh; njëri mbi tjetrin, palë-palë, stivë. E bëj palë e palos. palë ndërresat. Mbledh palë.
8. Këmborë petashuqe. Dëgjohenlarg palat.
Sin.: palapetë, rrudhë, rrudhje, zhubër, rrudhë, rrudhac, palosje, e kthyer, përthyerje, kind, tutël, shtresë, valëzim, palas, palë-palë, stivë.
Bëhem palë. 1. Lodhem shumë, këputem, rraskapitem. 2. Mblidhem grusht nga frika; tulatem e s’ndihem më; bëhem grusht. E bëri palë (dikë a diçka) shih e bëri petë (dikë a diçka). E bëri bishtin palë (dikush) përçm. 1. Vdiq; ngordhi. 2. Mori mësiminmeritonte dhe u shtrua; u ul me turp; i ra hunda (dikujt); i ranë pendët (dikujt). Iu qafa me *pala (palë-palë) (dikujt) shih i është trashur qafa (dikujt).

PALË

PÁL/Ë,~AII f. sh. ~Ë, ~ËT 1. Dy sende të një lloji dhe të një madhësieshkojnë e përdoren bashkë. Një palë këpucë (çizme, sandale). Një palë çorape (doreza).
2. Veshje, vegël a diçka tjetër që ka dy pjesënjëjta. Një palë pantallona (mbathje, pizhame). Një palë gërshërë. Një palë syze.
3. Një numër a sasi e caktuar sendeshnjëjtamerrenbashku si një e tërë. Një palë letra. Një palë ndërresa. Ngjiti një (dy) palë shkallë.
4. Dhëndri me nusen ose i fejuari me të fejuarën së bashku; një djalë e një vajzëvallëzojnëbashku; çift. Vallëzonin me gëzim palët e të rinjve.
5. Një grup njerëzish a frymorësh që i bashkojnë tipare a rrethanapërkohshme; disa prej tyre; grup. Një palë erdhën, një palë shkuan. Një palë njerëz një kategori njerëzish.
6. Grup njerëzish me qëllime e interesapërbashkëta, që i kundërvihet një grupi tjetër; anë. Pala kundërshtare. Pala e interesuar. Pala paditëse (drejt.). Me pëlqimin e të dy palëve. U pyetën të dy palët. Hynëmarrëveshje me palën tjetër.
7. Përdoret përpara disa emravepërdoren vetëmshumës, me kuptimin përforcuesdisa”, “ca”. E zunë një palë etheforta!
Sin.: takëm, çift, dy, grup, pjesë, lagje, takëm, parti, anë.
Bëhem palë (me dikë) bashkohem me dikë dhe bashkëpunoj për diçka, e mbroj ose ndjeknjëjtin qëllim me të. Është për shtatë palë *qejfe (diçka). Me sa palë mend?! si nuk e mendove mirë?!, si t’u mbush mendja?!, ç’të tha mendja?! U plak me një palë mend (dikush) mospërf. nuk ndërroi kurrë mendim, vazhdoi tërë jetën në atë të vetën, nuk ndryshoi; nuk u më i mençur nga ç’ishtefillim, nuk u poq. shkuan shtatë palë *djersë. E zunë shtatë palë *ethe (dikë). Ka shtatë palë *gjuhë (dikush).

PALË

PÁL/Ë,~AIII f. sh. ~A, ~AT 1. Fik i shtypur ose i çarëdysh dhe i tharë. Palë fiku. I bëri palë. Ruanin pala për dimër.
2. Gjethethara duhani, të vëna njëra mbi tjetrën për t’i grirë. Griu një palë duhani.
Sin.: palafike, çepellë, zhapë, zhapëlojë.
(Shkojnë) si *arra me palën.

PALE

PALÉ pj. 1. Përdoret zakonishtfjali pyetëse të zhdrejta kur shprehim dyshim, kur nuk e dimë mirë diçka etj.; mbase, ndoshta, a; kushedi; vallë. Pale e ka parë. Merr vesh pale vjen. Vështro pale se ç’bën. Priste pale ç’do të thoshte. Të shohim pale kush do të vijë sot.
2. Përdoret për të theksuar pakënaqësinë, qesëndinë a përçmimin për dikë a për diçka. E mbanin dhe për të zgjuar, pale! Donteshiste edhe mend, pale! Pale, ç’ka vajturvonë!
3. Përdoret kur shprehim një kërkesëzbutur; dale. Pale ta shoh!
Sin.: ndoshta, vallë, ani, nejse, dale, kushedi.


Rezultate të ngjashme

PALËKÚRË (i, e) mb. 1. Që nuk ka lëkurë. 2. fig., krahin. Jopjellor. Tokë e palëkurë.Sin.: joprodhues, jopjellor.

Shfaq përkufizimin e plotë →

PALË́NDË (i, e) mb., filoz. Që nuk ka lëndë, që nuk ka përmbajtje lëndore.

Shfaq përkufizimin e plotë →

PALË́NG (i, e) mb. I palëngshëm. Frutë e palëng.

Shfaq përkufizimin e plotë →

PALËTÍM,~I m. sh. ~E, ~ET Palosje.

Shfaq përkufizimin e plotë →

PALËT/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. Palos. Palëtoj petkat. 2. E bëj palë me një tjetër.3. Vras. E palëtoi përdhe.

Shfaq përkufizimin e plotë →

PÁLËZ,~AI f. sh. ~A, ~AT 1. Bula e veshit. 2. Palë e vogël në një pëlhurë a petk. Palëzat e bluzës (e fustanit).Sin.: bulë, palë, e kthyer, rrudhë.

Shfaq përkufizimin e plotë →

PÁLËZ,~AII f. sh. ~A, ~AT 1. Fije prej mëndafshi etj., e mbështjellë në një rrotull me trajtë vezake, rrotëz. Palëz mëndafshi. 2. Sasi leshi që del nga një e krehur me gërhanë. Pal…

Shfaq përkufizimin e plotë →

PÁLËZ,~AIII f. sh. ~A, ~AT Palë fiku, palafike.

Shfaq përkufizimin e plotë →

PALËZÍM,~I m. sh. ~E, ~ET Veprimi kur palëzoj diçka ose kur palëzohet diçka. Palëzimi i lëkurës. Palëzimi i fustanit.

Shfaq përkufizimin e plotë →

PALËZ/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. E bëj me pala a me rrudha; palos.Sin.: palos, rrudh, rrudhos.

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.