Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
PAKUSHTËZÚESH/ËM (i), ~ME (e) mb., libr. Që nuk është i kushtëzueshëm, që nuk mund të kushtëzohet; kund. i kushtëzueshëm. Vendosja urgjente e armëpushimit të pakushtëzueshëm.
PAKUSHTËZÚESHËM ndajf. Në mënyrë të pakushtëzueshme, pa u kushtëzuar. Beson tek unë pakushtëzueshëm.
PAKÚSHT (i, e) mb. Që bëhet pa vënë asnjë kusht. Kapitullim i pakusht.
Shfaq përkufizimin e plotë →PAKUSHTUESHMËRÍ,~A f., libr. Të qenët i pakushtueshëm.
Shfaq përkufizimin e plotë →PAKUSHTÚESH/ËM (i), ~ME (e) mb. 1. Që nuk kushton shumë, i lirë; kund. i kushtueshëm. Sende (mallra, orendi) të pakushtueshme. Prodhime të pakushtueshme. 2. Që nuk kërkon shumë shp…
Shfaq përkufizimin e plotë →PAKUSHTËZÚAR (i, e) mb. Që nuk varet nga kushte a rrethana të caktuara; që nuk kushtëzohet nga diçka tjetër; i pavarur; kund. i kushtëzuar. Dukuri e pakushtëzuar. Në mënyrë të paku…
Shfaq përkufizimin e plotë →PAKUSHTËZUESHMËRÍ,~A f., libr. Të qenët i pakushtëzueshëm; vetia e diçkaje që është e pakushtëzueshme; mungesë kushtëzueshmërie; kund. kushtëzueshmëri. Qëndrimi siguron lirinë abs…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë