Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
PAKUPTÚESHËM ndajf. Në mënyrë të pakuptueshme. Rënkonte pakuptueshëm.
PAKUPTÚESH/ËM (i), ~ME (e) mb. 1. Që është i paqartë, i errët; që është i vështirë për ta kuptuar, për t’i rrokur domethënien a për ta zbërthyer; kund. i kuptueshëm. Lëndë e pakuptueshme. Gjuhë e pakuptueshme. Fjalë e pakuptueshme. Shkrim i pakuptueshëm. Udhëzim i pakuptueshëm.
2. Që nuk e kupton dot nga vjen a pse ndodh; i çuditshëm; kund. i kuptueshëm. Frikë e pakuptueshme. Turbullim i pakuptueshëm. Sëmundje e pakuptueshme. Është e pakuptueshme se si ndodhi.
3. Që nuk ia merr vesh dot qëllimet, synimet etj.; që nuk mund të kuptohesh a të merresh vesh me të; kund. i kuptueshëm. Njeri i pakuptueshëm.
✱Sin.: i paqartë, i errët, i mjegullt, i mjegulluar, i pakapshëm, i paperceptueshëm, i çuditshëm, i habitshëm.
PAKUPTÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. vet. nj. Paaftësia për t’i kuptuar gjërat; paaftësia për të kuptuar drejt e thellë diçka. 2. Diçka që nuk është kuptuar fare ose nuk është kuptuar dre…
Shfaq përkufizimin e plotë →PAKUPTÍM (i, e) mb. 1. Që nuk ka ndonjë domethënie a kuptim të caktuar; që bëhet pa ndonjë qëllim a pa dobi, i kotë.2. Që nuk i dihet shkaku, që nuk kuptohet përse ndodh; i papërca…
Shfaq përkufizimin e plotë →PAKUPTIMSHMËRÍ,~A f. Të qenët i pakuptimshëm; mungesë kuptueshmërie; vetia e diçkaje që është e pakuptueshme; kund. kuptimshmëri. Zhytet në pakuptueshmëri. Proces me shumë pakuptue…
Shfaq përkufizimin e plotë →PAKUPTÍMSH/ËM (i), ~ME (e) mb. 1. Që nuk ka ndonjë qëllim a domethënie të qartë; që nuk mund të kuptohet përse ndodh; i pakuptim. Veprim i pakuptimshëm. 2. gjuh. Që nuk ka kuptim; …
Shfaq përkufizimin e plotë →PAKUPTÍMTË (i, e) mb. I pakuptim. Ndërhyrje e pakuptimtë.
Shfaq përkufizimin e plotë →PAKUPTIMËSÍ,~A f. Të qenët i pakuptimtë; pakuptimshmëri. Përsiatjet e shpeshta çojnë në pakuptimësi.
Shfaq përkufizimin e plotë →PAKUPTÚAR (i, e) mb. Që nuk është kuptuar ose nuk kuptohet; kund. i kuptuar. I ndodhur në mes të kësaj situate, Noli, republikan i vendosur, sikur vihet me shpatulla pas muri, i pa…
Shfaq përkufizimin e plotë →PAKUPTUESHMËRÍ,~A f. Të qenit i pakuptueshëm; mungesë kuptueshmërie; moskuptim; kund. kuptueshmëri. E rrethonte pakuptueshmëria nga njerëzit.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë