Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
PAKUFIZUESHMËRÍ,~A f. Të qenët i pakufizueshëm; mungesë kufizueshmërie; vetia e diçkaje që është e pakufizueshme. Pakufizueshmëri shprehësie (e të shprehurit).
PAKUFÍ (i, e) mb. 1. Që shtrihet shumë sa nuk i duken kufijtë; i paanë, i pafund. Det i pakufi. Hapësirë e pakufi. Qiell i pakufi. 2. fig. I pakufishëm. Dashuri (mirënjohje) e paku…
Shfaq përkufizimin e plotë →PAKUFÍSHM/E,~JA (e) f., filoz. Të qenët i pakufishëm në kohë e në hapësirë; pakufishmëri.
Shfaq përkufizimin e plotë →PAKUFISHMËRÍ,~A f. Të qenët i pakufishëm; vetia e diçkaje që është e pakufishme. I dha pakufishmëri në të vepruar. Pakufishmëri e imagjinatës.
Shfaq përkufizimin e plotë →PAKUFÍSHËM ndajf., libr. Pa kufi, në pafundësi. Zgjatet pakufishëm. Qarkullonin pakufishëm fjalë boshe.
Shfaq përkufizimin e plotë →PAKUFÍSH/ËM (i), ~ME (e) mb. 1. I paanë, i pakufi. Hapësirë e pakufishme. 2. fig. Që është shumë i fuqishëm; shumë i madh, i pamasë; që nuk njeh asnjë kufi. Besnikëri (miqësi) e pa…
Shfaq përkufizimin e plotë →PAKUFIZÚAR (i, e) mb. 1. Që nuk kufizohet në hapësirë, që shtrihet a zgjatet pa mbarim; që nuk ka një cak në masë a në sasi, i pacaktuar, i pafund; kund. i kufizuar. Rrafsh i pakuf…
Shfaq përkufizimin e plotë →PAKUFIZÚESH/ËM (i), ~ME (e) mb. Që nuk mund të kufizohet, të cilit nuk mund t’i vihet asnjë kufi; kund. i kufizueshëm. Lidhje e pakufizueshme. Tretshmëri e pakufizueshme.
Shfaq përkufizimin e plotë →PAKUFIZÚESHËM ndajf. Në mënyrë të pakufizueshme, pa u kufizuar. Punonte pakufizueshëm në kohë e në forca.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë