Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
PAKRAHASÍMTË (i, e) mb. I pakrahasueshëm. Kishte një idhullsi të pakrahasimtë për poezinë.
PAKRÁH (i, e) mb. 1. Që nuk ka krahë. Vëllai i pavëlla, si zogu i pakrahë. (fj. u.).2. Që është pa mbështetje, i papërkrahje; i pandihmë. 3. Që është mënjanë të tjerëve; i shmangët…
Shfaq përkufizimin e plotë →PAKRAHASÍM (i, e) mb. I pakrahasueshëm. Mendim shkencor (politik) i pakrahasim.
Shfaq përkufizimin e plotë →PAKRAHASIMÍSHT ndajf. Pakrahasueshëm; kund. krahasimisht. Pakrahasimisht më mirë. Zhvillim pakrahasimisht më i shpejtë sesa në të shkuarën.
Shfaq përkufizimin e plotë →PAKRAHASUESHMËRÍ,~A f., libr. Të qenët i pakrahasueshëm; vetia e diçkaje që është e pakrahasueshme. Arsye të ndryshme për pakrahasueshmëri. Mbështeti pakrahasueshmërinë.
Shfaq përkufizimin e plotë →PAKRAHASÚESH/ËM ndajf. Në mënyrë të pakrahasueshme. Standardet e jetës janë pakrahasueshëm më cilësore.
Shfaq përkufizimin e plotë →PAKRAHASÚESH/ËM (i), ~ME (e) mb. 1. Që nuk mund të krahasohet me një tjetër për të nxjerrë ngjashmërinë, dallimet e veçoritë e tyre; që nuk mund të krahasohet për nga madhësia, për…
Shfaq përkufizimin e plotë →PAKRAHÚSH/ËM (i), ~ME mb. I papërshtatshëm. Vend i pakrahushëm.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë