Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
PAKORRKETÚAR (i, e) mb. Që nuk është i korrektuar; që nuk është korrektuar; kund. i korrektuar. Libër (tekst) i pakorrektuar. Partiturë e pakorrektuar.
PAKÓRRAS ndajf. Po u korrur. Kanë mbetur arat pakorras.
Shfaq përkufizimin e plotë →PAKORREKTËSÍ,~A f. Të mos qenët korrekt, moskorrektësi; kund. korrektësi. Pakorrektësia me oraret e fluturimit. Pakorrektësia solli pasoja të pariparueshme.
Shfaq përkufizimin e plotë →PAKORRIGJÚAR (i, e) mb. 1. I pandrequr; kund. i korrigjuar. Gabim i pakorrigjuar.2. I kontrolluar, i qortuar. Teste të pakorrigjuara.
Shfaq përkufizimin e plotë →PAKORRIGJUESHMËRÍ,~A f., libr. Të qenët i pakorrigjueshëm; vetia e diçkaje që është e pakorrigjueshme; kund. korrigjueshmëri.
Shfaq përkufizimin e plotë →PAKORRIGJÚESH/ËM (i), ~ME (e) mb. I pandreqshëm; kund. i korrigjueshëm. Njeri i pakorrigjueshëm. Gabim i pakorrigjueshëm.
Shfaq përkufizimin e plotë →PAKORRKETÚESH/ËM (i), ~ME (e) mb., libr. Që nuk është i korrektueshëm; që nuk mund të korrektohet; kund. i korrektueshëm. Tekst i pakorrektueshëm.
Shfaq përkufizimin e plotë →PAKORRUPTÚAR (i, e) mb. Që nuk është i korruptuar; që nuë është korruptuar. kund. i korruptuar. Nëpunës i pakorruptuar. Gjyqtarë (prokurorë, hetues) të pakorruptuar.
Shfaq përkufizimin e plotë →PAKORRUPTUESHMËRÍ,~A f., libr. Të qenët i pakorruptueshëm; mungesë korruptueshmërie. Pakorruptueshmëria nuk duhet ngatërruar me pagabueshmërinë, saktësinë apo përsosmërinë.
Shfaq përkufizimin e plotë →PAKORRUPTÚESH/ËM (i), ~ME (e) mb., edhe kompj. Që nuk është i korruptueshëm; që nuk mund të korruptohet; kund. i korruptueshëm. Sistem i pakorruptueshëm. Program i pakorruptueshëm.
Shfaq përkufizimin e plotë →PAKÓRRUR (i, e) mb. Që ende nuk është korrur; që ka mbetur pa u korrur; kund. i korrur. Grurë (misër, bar, hasëll) i pakorrur. Arë (bjeshkë) e pakorrur.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë