Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
PAKONSOLIDÚAR (i, e) mb. Që nuk është i konsoliduar; që nuk është konsoliduar; kund. i konsoliduar. Shtet i pakonsoliduar. Demokraci e pakonsoliduar.
PAKONSIDERÚESH/ËM (i), ~ME (e) mb. Që nuk është i konsiderueshëm; kund. i konsiderueshëm. Dëm i pakonsiderueshëm. Ndikimi i Marsit është i pakonsiderueshëm.
Shfaq përkufizimin e plotë →PAKONSOLIDÚESH/ËM (i), ~ME (e) mb. Që nuk është i konsolidueshëm; që nuk mund të konsolidohet.
Shfaq përkufizimin e plotë →PAKONSULTÚAR (i, e) mb. Që nuk është konsultuar më dikë a me të tjerë. Nismë (sipërmarrje) e pakonsultuar.
Shfaq përkufizimin e plotë →PAKONSUMÚAR (i, e) mb. Që nuk është i konsumuar; që nuk është konsumuar; kund. i konsumuar. Pije (ushqime) të pakonsumuara.
Shfaq përkufizimin e plotë →PAKONSUMÚESH/ËM (i), ~ME (e) mb. Që nuk është i konsumueshëm; i papërdorshëm; kund. i konsumueshëm. Qumësht i pakonsumueshëm. Sallam (mish) i pakonsumueshëm.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë