Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
PAK pacak. 1. Tregon në mënyrë të pacaktuar një numër të vogël qeniesh, sendesh, dukurish etj., një sasi a masë të vogël; kund. shumë. Pak njerëz (nxënës, sportdashës). Pak ndërtesa (shkolla). Pak kohë më parë. Pak lekë (para). Kishte pak pluhur (baltë). Ka pak të ngjarë. Me pak fjalë shkurt. Më mirë pak e sak, se shumë e për lumë. (fj. u.). Fjalë pak e punë shumë. (fj. u.).
2. Përdoret për të treguar në mënyrë të pacaktuar një numër të vogël ose një pjesë të vogël të një tërësie qeniesh a sendesh; kund. shumë. Pak nga të ftuarit. Pak ishin të pavendosur. Pak nga të tëra. Erdhën pak, të tjerët s’u dukën. Mori pak, të tjerat i la.
✱Sin.: ca, disa.
PAK ndajf. 1. Në një shkallë jo të lartë, në një masë të vogël; kund. shumë. Pak fare. Pak a shumë në një farë mase, deri diku. Çdo ditë e më pak. Ku më pak e ku më shumë. Lexon (shkruan) pak. Djeg (shkëlqen) pak. Prodhon (jep) pak. Kënaqej me pak. Është bërë pak në këtë drejtim. Mbetet edhe pak për të bëri. Pak se... jo vetëm që..., nuk mjafton që... Për pak pothuaj, gati sa; për një fije, për një qime. Pak (e) nga pak ca nga ca, dalëngadalë. Qeni qe leh pak, të bën me gjak. (fj. u.).
2. Jo aq sa duhet a sesa është e nevojshme. Ka fjetur pak. Ka zier pak. Ka ngrënë pak. Ke ndenjur pak në diell. E ka mprehur pak. Pak e ka!
3. Jo shumë kohë, jo gjatë. Ndenji pak. S’ka pak që u kthye. Prit pak! Heshti pak. Rri dhe pak. Të mendohem dhe pak. Era mbajti pak.
4. Përdoret përpara një mbiemri a një ndajfoljeje për të treguar një shkallë jo të lartë të cilësisë së një frymori, të një sendi etj. ose të veprimit a të gjendjes; kund. shumë. Pak i egër. Pak i ftohur. Pak i shkuar në moshë. Pak i zbehtë. Pak më gjerë. Pak më shumë.
5. Përdoret përpara shkallës krahasore të sipërisë të një mbiemri a ndajfoljeje për të treguar një farë dallimi cilësor ndërmjet gjymtyrës së parë e gjymtyrës së dytë të krahasimit; kund. shumë. Është pak më i fortë (më i mprehtë, më i përgatitur) se tjetri. Vrapon pak më shpejt (më ngadalë) se ai. Pak më mirë (më keq) se... Pak më tej (më poshtë).
✱Sin.: paksa, pakëz, ndopak, ca, diçka, ndoca, disi, diç, butë, lehtë, pjesërisht, çikë, çka, cazë, pamjaftueshëm, shkurt.
♦ As më *shumë e as më pak.
PAKÉPUR (i, e) mb. I pakalitur, i pacokatur; kund. i kepur. Kosë (sëpatë) e pakepur.
Shfaq përkufizimin e plotë →PAKÉQ (i), ~E (e) mb. Që nuk është i keq.
Shfaq përkufizimin e plotë →PAKETÍM,~I m. sh. ~E, ~ET Veprimi kur paketoj diçka ose kur paketohet diçka. Makinë paketimi. Paketimi i lodrave për Vitin e Ri.
Shfaq përkufizimin e plotë →►PAKET/ÓHET jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR pës., vet. v. III e PAKETÓJ.
Shfaq përkufizimin e plotë →PAKET/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. Mbështjell me diçka të fortë sende të ndryshme për t’i mbrojtur gjatë mbartjes ose për t’i ruajtur; fut diçka në kuti të vogla a në paketa. Paketon l…
Shfaq përkufizimin e plotë →PAKETÚAR (i, e) mb. Që nuk është i paketuar; kund. i papaketuar.
Shfaq përkufizimin e plotë →PAKETÚES,~I m. sh. ~, ~IT Ai që paketon sende të ndryshme. Punon si paketues.
Shfaq përkufizimin e plotë →PAKETÚES,~E mb. Që shërben për të paketuar diçka; që paketon. Makinë paketuese.
Shfaq përkufizimin e plotë →PAKETÚES/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Ajo që paketon sende të ndryshme Paketuese veshjesh.
Shfaq përkufizimin e plotë →PAKÉT/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Kuti e vogël prej kartoni. Fut në paketë.2. Sende të ndryshme të mbështjella me letër të fortë a me diçka tjetër; pako e vogël. Paketë plasëse (tymuese…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë