Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
PAKALLAJÍSUR (i, e) mb. Që nuk është kallajisur (për enët prej bakri); kund. i kallajisur. Kazan i pakallajisur. Tepsi (tenxhere, kusi) e pakallajisur.
PAKALLDRËMÚAR (i, e) mb. Që nuk është i kalldrëmuar; që nuk është kalldrëmuar; kund i kalldrëmuar. Rrugë (trotuare) të pakalldrëmuara.
Shfaq përkufizimin e plotë →PAKÁLLUR (i, e) mb. 1. Që nuk është varrosur ende, që nuk është kallur në dhe; i pavarrosur; kund. i kallur, i varrosur. Ishte ende i pakallur. Gjallë e i pakallur. 2. krahin. I pa…
Shfaq përkufizimin e plotë →PAKALLËZÚESH/ËM (i), ~ME (e) mb. I patregueshëm, i parrëfyeshëm, i padëftueshëm. Marri të pakallëzueshme.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë