Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
►PAKËS/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv., kryes. sh. ose v. III Zvogëlohemi në numër; bëhet më pak se sa ishte; kund. shumohet, shtohet. Pakësohet numri i të sëmurëve. U pakësuan në shtëpi. Janë pakësuar shumë rastet e fatkeqësive.
2. vetv., vet. v. III I zvogëlohet vëllimi a sasia diçkaje; bëhet më i vogël. U pakësua importi. Janë pakësuar shpenzimet. Ishte pakësuar uji.
3. vetv., vet. v. III Ulet vrulli ose shkalla e shfaqjes së diçkaje, bie. Iu pakësuan dhembjet. Iu pakësua oreksi (zelli). U pakësua era (shiu, dëbora). Iu pakësua lavdia.
4. vetv., vet. v. III Zvogëlohet forca a shpejtësia; dobësohet. Nuk u pakësohen forcat. U pakësuan dallgët. U pakësua drita (ndriçimi, shkëlqimi).
5. pës. e PAKËSÓJ.
✱Sin.: paket, pakohet, zvogëlohet, zbret, ulet, bie, rrallohet, dënohet, dobësohet, mpaket, zbehet, lehtësohet, vaket, platitet, tulatet, shkurtohet.
PAKËS/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. Zvogëloj numrin, e bëj më pak sesa ishte; kund. shtoj, shumoj. E pakësoi tufën (bagëtinë). 2. Zvogëloj vëllimin a sasinë e diçkaje, e bëj më të pa…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë