Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
PAKËRRÚSUR (i, e) mb. 1. Që nuk është kërrusur, që nuk i ka dalë kurrizi; që mbahet drejt (për trupin); kund. i kërrusur. Plak i pakërrusur. Me trup të pakërrusur.
2. fig. I papërkulur, i panënshtruar, i pagjunjëzuar.
✱Sin.: i papërkulur, shtatdrejtë, trupdrejtë, i papërkulur, i panënshtruar, i pagjunjëzuar.
PAKËRRÍM,~I m. Veprimi kur pakërroj dikë ose kur pakërrohet dikush.
Shfaq përkufizimin e plotë →►PAKËRR/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv. Mblidhem, strukem e nuk ndihem.2. vetv. Druhem të flas para dikujt. Pakërrohej para burrit.3. pës. e PAKËRRÓJ.
Shfaq përkufizimin e plotë →PAKËRR/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. E mbledh e dikë, e bëj të struket e të mos ndihet mirë2. E bëj dikë të druhet të flasë para dikujt.
Shfaq përkufizimin e plotë →PAKËRRÚAR (i, e) mb. 1. I mbledhur, i strukur. Plakë e pakërruar.2. I truar; i druajtur.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë