Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
PAK pacak. 1. Tregon në mënyrë të pacaktuar një numër të vogël qeniesh, sendesh, dukurish etj., një sasi a masë të vogël; kund. shumë. Pak njerëz (nxënës, sportdashës). Pak ndërtesa (shkolla). Pak kohë më parë. Pak lekë (para). Kishte pak pluhur (baltë). Ka pak të ngjarë. Me pak fjalë shkurt. Më mirë pak e sak, se shumë e për lumë. (fj. u.). Fjalë pak e punë shumë. (fj. u.).
2. Përdoret për të treguar në mënyrë të pacaktuar një numër të vogël ose një pjesë të vogël të një tërësie qeniesh a sendesh; kund. shumë. Pak nga të ftuarit. Pak ishin të pavendosur. Pak nga të tëra. Erdhën pak, të tjerët s’u dukën. Mori pak, të tjerat i la.
✱Sin.: ca, disa.
PAK ndajf. 1. Në një shkallë jo të lartë, në një masë të vogël; kund. shumë. Pak fare. Pak a shumë në një farë mase, deri diku. Çdo ditë e më pak. Ku më pak e ku më shumë. Lexon (shkruan) pak. Djeg (shkëlqen) pak. Prodhon (jep) pak. Kënaqej me pak. Është bërë pak në këtë drejtim. Mbetet edhe pak për të bëri. Pak se... jo vetëm që..., nuk mjafton që... Për pak pothuaj, gati sa; për një fije, për një qime. Pak (e) nga pak ca nga ca, dalëngadalë. Qeni qe leh pak, të bën me gjak. (fj. u.).
2. Jo aq sa duhet a sesa është e nevojshme. Ka fjetur pak. Ka zier pak. Ka ngrënë pak. Ke ndenjur pak në diell. E ka mprehur pak. Pak e ka!
3. Jo shumë kohë, jo gjatë. Ndenji pak. S’ka pak që u kthye. Prit pak! Heshti pak. Rri dhe pak. Të mendohem dhe pak. Era mbajti pak.
4. Përdoret përpara një mbiemri a një ndajfoljeje për të treguar një shkallë jo të lartë të cilësisë së një frymori, të një sendi etj. ose të veprimit a të gjendjes; kund. shumë. Pak i egër. Pak i ftohur. Pak i shkuar në moshë. Pak i zbehtë. Pak më gjerë. Pak më shumë.
5. Përdoret përpara shkallës krahasore të sipërisë të një mbiemri a ndajfoljeje për të treguar një farë dallimi cilësor ndërmjet gjymtyrës së parë e gjymtyrës së dytë të krahasimit; kund. shumë. Është pak më i fortë (më i mprehtë, më i përgatitur) se tjetri. Vrapon pak më shpejt (më ngadalë) se ai. Pak më mirë (më keq) se... Pak më tej (më poshtë).
✱Sin.: paksa, pakëz, ndopak, ca, diçka, ndoca, disi, diç, butë, lehtë, pjesërisht, çikë, çka, cazë, pamjaftueshëm, shkurt.
♦ As më *shumë e as më pak.
PÁKA (e) f. E paktaI. E paka e punës. Shkoi e shuma, mbeti e paka.
Shfaq përkufizimin e plotë →►PÁK/EM jovep., ~A (u), ~UR vetv. 1. Zvogëlohem e rrëgjohem nga pleqëria a nga një sëmundje. 2. Mpakem. U pak nga gazi. Iu pak zemra.✱Sin.: mpakem, vogëlohem, zvogëlohem, rrëgjohem…
Shfaq përkufizimin e plotë →PAKÉQ (i), ~E (e) mb. Që nuk është i keq.
Shfaq përkufizimin e plotë →PAKÍM,~I m. 1. Pakësim.2. Rrëgjim, mbledhje, ligështim.
Shfaq përkufizimin e plotë →PÁKJ/E,~A f. Mpakje.
Shfaq përkufizimin e plotë →PÁKO,~JA f. sh. ~, ~T Sende ose lëndë të mbështjella me letër zakonisht në trajtën e një kutie katërkëndëshe. Pako e madhe (e vogël). Pako makaronash. Pako gjalpi. Pako librash (ga…
Shfaq përkufizimin e plotë →PAKT,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Marrëveshje ndërmjet dy a më shumë shteteve për çështje të mëdha politike, ushtarake, traktat; dokumenti që përmban këtë marrëveshje. Pakt mossulmimi. Lid…
Shfaq përkufizimin e plotë →PÁKU (së) ndajf. Të paktën, paksëpaku. Së paku kështu na u duk. Do së paku katër orë (një javë).
Shfaq përkufizimin e plotë →PÁK/Ë,~A f. sh. ~Ë, ~ËT Secila nga të dy pjesët me dhjamë që nxjerrin nga kurrizi e nga barku i derrit të therur.
Shfaq përkufizimin e plotë →PÁKË (i, e) mb., bised. I paktë. I pakë nga trupi. I ka fjalët të paka nuk flet shumë.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë