Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
PAJTÚES/E,~JAI f. sh. ~E, ~ET 1. Ajo që ndërhyn për të pajtuar dy vetë a dy palë, të cilët i mbajnë mëri njëri-tjetrit ose që janë në armiqësi midis tyre.
2. Ajo që përpiqet të pajtojë dy gjëra (mendime, pikëpamje, ide etj.), që bien ndesh a që janë në kundërshtim njëra me tjetrën, ajo që sheshon kundërtitë.
PAJTÚES,~II m. sh. ~, ~IT 1. Ai që ndërhyn për të pajtuar dy vetë a dy palë, të cilët i mbajnë mëri njëri-tjetrit ose që janë në armiqësi midis tyre. Pajtues gjaqesh (etnogr.).
2. Ai që përpiqet të pajtojë dy gjëra (mendime, pikëpamje, ide etj.), që bien ndesh a që janë në kundërshtim njëra me tjetrën, ai që sheshon kundërtitë. Pajtues i dy teorive.
✱Sin.: pajtimtar, ndërmjetës, ndreqës, miqësues, mestar, afrues, sheshues.
PAJTÚES,~III m. sh. ~, ~IT 1. Ai që merr a zë me qira për një kohë të caktuar një mjet, një shtëpi etj. Pajtues makine (biçiklete, skafi).
2. Ai që bën pajtim për internetin, për një organ të shtypit, për ndeshjet sportive etj., abonues, abonent. Lista e pajtuesve. Shtohet numri i pajtuesve.
✱Sin.: qiramarrës, punëdhënës, abonues, abonent.
PAJTÚES,~E mb. 1. Që synon t’i afrojë anët e kundërta e t’i rrafshojë mosmarrëveshjet; që pajtohet me dikë a me diçka dhe nuk i kundërvihet. Politikë pajtuese. Qëndrim pajtues. 2. …
Shfaq përkufizimin e plotë →PAJTÚES,~II m. sh. ~, ~IT 1. Ai që ndërhyn për të pajtuar dy vetë a dy palë, të cilët i mbajnë mëri njëri-tjetrit ose që janë në armiqësi midis tyre. Pajtues gjaqesh (etnogr.).2. A…
Shfaq përkufizimin e plotë →PAJTÚES,~III m. sh. ~, ~IT 1. Ai që merr a zë me qira për një kohë të caktuar një mjet, një shtëpi etj. Pajtues makine (biçiklete, skafi).2. Ai që bën pajtim për internetin, për nj…
Shfaq përkufizimin e plotë →PAJTUESHMËRÍ,~A f. sh. ~, ~TË Të qenët i pajtueshëm; mundësia për t’u pajtuar, për t’u përputhur a për t’u përshtatur me diçka tjetër; kund. papajtueshmëri. Pajtueshmëri pikëpamjes…
Shfaq përkufizimin e plotë →PAJTÚESHËM ndajf. Në mënyrë të pajtueshme. I foli pajtueshëm.
Shfaq përkufizimin e plotë →PAJTÚESH/ËM (i), ~ME (e) mb. Që nuk bie ndesh a në kundërshtim me diçka tjetër, që mund të pajtohet a të përputhet me diçka tjetër; kund. i papajtueshëm. Zgjidhje të pajtueshme.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë