Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
PA parafj. Përdoret me një emër, me një përemër ose me një numëror në rasën kallëzore për të treguar: 1. Mungesën e dikujt a të diçkaje në një kohë a vend të caktuar ose gjatë një veprimi ose mungesën e një gjymtyre a pjese te dikush a te diçka etj. Shtëpi pa ballkon. Arrë pa bukë. Gjellë pa mish. Ditë pa diell. Natë pa hënë. Dimër pa borë. Humbi pa gjurmë. Jetonin pa fëmijët. Nuk rrinte dot pa të. Armëmbajtje pa leje. Fëmija pa nënë si nata pa hënë. (fj. u.).
2. Mungesën e një pjese ndaj një njësie të plotë të peshës, të gjatësisë a të kohës (me fjalë që tregojnë sasi, masë, kohë). Tetë pa dy (minuta). Dhjetë pa pak. Një metër pa katër centimetra. Peshon pesë kile pa dyqind gramë.
3. Mungesën e një vetie të brendshme a të një tipari thelbësor e të përhershëm. Gjellë pa shije. Njeri pa cene (pa fjalë). Njeri pa cipë (pa turp, pa nder, pa vlerë, pa brumë). Fëmijë pa vullnet. Vajzë pa djallëzi.
4. Mungesën a mohimin e një veprimi a një gjendjeje të caktuar ose të një mënyre veprimi, të një rrethane etj. gjatë kryerjes së një pune, gjatë shfaqjes së një dukurie etj. Doli pa humbje. U dorëzua pa kushte. Punonte pa kujdes (pa mend në kokë). Flet pa pushim. Mbeti pa gojë. E bëri pa dashje. E bëri pa bujë. E la pa frymë. Na la pa mend. E kish pa të keq. Shaka pa lezet (pa kripë). Çështje pa rëndësi. Fjalë pa vend.
5. Mungesën e cakut a të kufijve në hapësirë, në kohë ose në sasi etj. Erdhi pa vonesë. Kishte pa numër. Shpenzon pa hesap. Ha (flet, shëtit, vjen) pa kohë. Erdhën të gjithë pa përjashtim.
6. Heqjen, përjashtimin, veçimin e diçkaje a të dikujt (në kuptimin “duke mos e llogaritur, duke e hequr a zbritur, duke e përjashtuar, veç, përveç”). Peshon 10 kilogram pa ambalazhin.
7. Përdoret me një emër të përsëritur për të ndërtuar togje të qëndrueshme që shënojnë një mënyrë veprimi ose një rrethane, e cila zakonisht nuk është e përshtatshme a e dëshirueshme. Flet (ndërhyn) vend e pa vend. Vjen kohë pa kohë. Udhëtuan rrugë pa rrugë.
PA lidh., bised. 1. Prandaj. Ka ndodhur, pa e rrëfejnë. Kishte rrugë të gjatë, pa u ngrit herët.
2. Përdoret në periudha me fjali të bashkërenditura kundërshtore me kuptimin “përndryshe, në rast të kundërt”. Nuk e dinte, pa s’do ta kishte bërë kurrë një gjë të tillë. Nuk e vuri re, pa do t’i kishte folur.
3. Përdoret në periudha me fjali të bashkërenditura kundërshtore me ngjyrime shtesore. Fliste me zë të lartë, pa se shqetësonte fqinjët nuk donte t’ia dinte. Ç’t’i bënte atij, pa për të tjerë nuk pyeste fare.
4. Përdoret në periudha me fjali të bashkërenditura me ngjyrime shtesore në kuptimin “sa për..., përsa i përket...”. Shko në ke punë, pa ta mbaj unë djalin. Qoftë kryet shëndoshë, pa kësula gjen sa të duash. (fj. u.).
5. Përdoret në periudha me fjali të bashkërenditura që shprehin marrëdhënie qëllimore; që, për të... Duhej të lanin dy napolona në muaj, pa të shpëtonin shtëpinë.
6. Përdoret me ngarkesë të veçantë modale, kur numërojmë disa veprime që ndjekin njëri-tjetrin. Velenxat kanë shumë punë - pa duhet larë leshi, pa duhet krehur, pa duhet punuar në avlëmend, pa duhet dërstilur etj.
7. si kallëzues., mat. Heqim, zbresim, minus (kur zbresim një numër nga një tjetër). Tetë pa tre.
✱Sin.: prandaj, që, se, minus.
PA pj. 1. Përdoret përpara një foljeje ose një fjale tjetër me funksion kallëzuesor për të zbutur urdhrin, kërkesën etj. që shprehet prej saj. Pa na i thuaj! Pa mendoni pak! Pa të bëjmë pak hesap! Pa eja këtu! Pa hë, de!
2. Përdoret me një pjesore për të ndërtuar formën e pashtjelluar mohore. S’la gurë pa lëvizur. S’la gjë pa bërë. Qëndroi një kohë të gjatë pa folur. U nis pa zbardhur dita. Liria s’fitohet pa derdhur gjak.
3. Përdoret kur duam ta bëjmë më të gjallë, më të ngrohtë etj. bisedën ose kur flasim për diçka që vjen a që ndodh pas diçkaje tjetër, si edhe kur zë fill ligjërimi, tregimi etj. Pa nisi kënga, valle merr rinia. Pa erdhi dimri. Pa u hap fjala anë e mbanë. Pa, kur filloi të punonte, ç’të shihje. Pa, do ti, edhe këtu e tregoi veten.
4. Përdoret kryesisht në fjali pyetëse për të theksuar ndjenjën e folësit ose qëndrimin e tij ndaj asaj që thotë, për të rritur fuqinë shprehëse të ligjërimit etj.; se. Mirëpo kush besonte pa? E për kë foli pa! Çfarë stuhie pa!
5. Përdoret në fund të fjalisë kur e ndërpresim ligjërimin me qëllim që të lihet e nënkuptuar diçka që do të ndodhte, do të bëhej, do të ndërmerrej etj. si kundërveprim. S’e pashë, pa nuk do ta lija të nisej. S’e mori vesh, pa do të ishte përgjigjur.
PA pasth. 1. Përdoret për të shprehur habi ose keqardhje kur na ndodh diçka e papritur a që nuk e dëshironim. Pa, ç’harrova! Pa, ç’e humba të shkretën!
2. Përdoret edhe e përsëritur për të përforcuar shprehjen e admirimit për dikë a për diçka. Pa, sa e bukur! Pa-pa, sa fort shkëlqen! Pa, sa mirë e flet anglishten!
3. Përdoret, zakonisht e përsëritur, për të theksuar shprehjen e pakënaqësisë, të përçmimit, të neverisë etj. për dikë a për diçka. Pa-pa-pa, sa nevrik është! Pa-pa, sa ftohtë bën!
PAJÁC/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Mbulesë; kuvertë shtrati. I hodhi (i hoqi) pajacën krevatit.
Shfaq përkufizimin e plotë →PAJADÍS vep., ~A, ~UR krahin., kal., edhe jokal. Bëj marrëveshje me dikë, dakordoj.
Shfaq përkufizimin e plotë →►PAJADÍS/EM jovep., ~A (u), ~UR krahin., vetv., Merrem vesh me dikë, dakordësohem.
Shfaq përkufizimin e plotë →PAJADÍSJ/E,~A f., krahin. Marrëveshje, dakordësi.
Shfaq përkufizimin e plotë →PAJADÍSUR (i, e) mb. I dakorduar.
Shfaq përkufizimin e plotë →PAJÁG/Ë,~A f. 1. Vrug; ndryshku i bimëve. I ra pajaga. I prishi pajaga. 2. Erë e ngrohtë, që than bimët e pemët. Fryn pajaga. U thanë nga pajaga.✱Sin.: vrug, myk, jugë.
Shfaq përkufizimin e plotë →PAJÁK,~U m. sh. ~Ë, ~ËT Patan.
Shfaq përkufizimin e plotë →PAJAMBÁ/J vep., ~JTA, ~JTUR kal. Mbaj anën a pajën e dikujt; mbaj dikë me hatër.✱Sin.: anoj, privilegjoj, hatëroj.
Shfaq përkufizimin e plotë →PAJAMBÁJTAS ndajf. Duke i mbajtur anën dikujt, me hatër, jo me paanësi. Flet pajambajtas.
Shfaq përkufizimin e plotë →PAJAMBÁJTJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET Anësi, hatër.
Shfaq përkufizimin e plotë →PAJAMBÁJTËS,~I m. sh. ~, ~IT Ai që i mban anën dikujt; ai që vepron me anësi.
Shfaq përkufizimin e plotë →PAJAMBÁJTËS,~E mb. Që mban anën e dikujt; që vepron me anësi.✱Sin.: hatërues, anëcak, i anshëm.
Shfaq përkufizimin e plotë →PAJAMBÁJTËS/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Ajo që i mban anën dikujt; ajo që vepron me anësi.
Shfaq përkufizimin e plotë →PAJANÁ,~JA f. sh. ~, ~TË Pajandër.
Shfaq përkufizimin e plotë →PAJÁND/ËR,~RA f. sh. ~RA, ~RAT Tra a dru i gjatë që mbështetet në mur për ta mbajtur, maxhallëk, furkë. Pajandër e fortë. I vuri një pajandër.✱Sin.: furkë, furkaçe, tra, maxhallëk.
Shfaq përkufizimin e plotë →PAJASÍ,~A f., etnogr. Dita kur pritet që njerëzit e dhëndrit të çojnë pajën e nuses.
Shfaq përkufizimin e plotë →PAJASÓR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT zakon. sh., etnogr. Njerëzit e dhëndrit që çojnë pajën te shtëpia e nuses ditën e pajasisë.
Shfaq përkufizimin e plotë →PAJAZHÍN/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT krahin. Merimangë.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë