Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
PAHAÍR (i, e) mb. Që nuk bën asnjë punë të dobishme; që s’është i hairit; i prapë. Djalë i pahair.
Shfaq përkufizimin e plotë →PAHAÍR,~I (i) m. sh. ~Ë, ~ËT (të) Ai që nuk bën asnjë punë të dobishme; ai që s’është i hairit.
Shfaq përkufizimin e plotë →PAHAÍRM/Ë (i), ~E (e) mb. Që nuk është i hairit. Fëmijë i pahairmë. Vajzë e pahairme.
Shfaq përkufizimin e plotë →PAHÁLL (i, e) mb. Që nuk ka pasur a që nuk ka hall; i pavuajtur.✱ Sin.: i pabrengë, i qetë, i pashqetësuar, i palënduar, i pavrarë, i qetë, i lumtur.
Shfaq përkufizimin e plotë →PAHÁLË (i, e) mb. Që është pa hala. Grurë i pahalë. Peshk i pahalë.✱Sin.: rudak, cub, çup, rok, qeros.
Shfaq përkufizimin e plotë →PAHÁPSH/ËM (i), ~ME (e) mb. Që nuk mund të hapet. Derën e ka të pahapshme nga jashtë.
Shfaq përkufizimin e plotë →PAHARKÚAR (i, e) mb. Që nuk është i harkuar; i palakuar; kund. i harkuar.
Shfaq përkufizimin e plotë →PAHARRÚAR (i, e) mb. Që nuk harrohet, i paharrueshëm; kund. i harruar. Ngjarje e paharruar. Vite të paharruara. Çast i paharruar. Ka mbetur i paharruar.
Shfaq përkufizimin e plotë →PAHARXHÚAR (i, e) mb. Që nuk është harxhuar; kund. i harxhaur. Pagë e paharxhuar. Lëndë djegëse (karburant) i paharxhuar. Energji e paharxhuar.
Shfaq përkufizimin e plotë →PAHÁSUR (i, e) mb. Që nuk është hasur ose ndeshur më parë. Fenomen i pahasur. Një konceptim krejtësisht i pahasur.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë