Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
PAH,~UI m. 1. Pjesa shumë e imët e miellit, që ngrihet si pluhur gjatë bluarjes; maja e miellit. Pah mielli.
2. Hedhet e të lashtave. Pahu i misrit (i grurit, i orizit).
3. Hedhet e imëta të lëndës së drurit kur e sharrojmë. Pahu i drurit. Pahu i sharrës.
4. Endi i luleve, pjalm. Pahu i luleve (i pemëve).
5. Flokët e imët të dëborës; shtresë e imët dëbore. Pah dëbore.
6. Zbokth; zhuli që zë koka e fëmijëve. Pahu i kokës.
✱Sin.: pjalm, end, endë, hedhë, plusk, pluhurizë, majë, limurinë, paskajë, pjalm, tallash, zbokth, zhul.
PAH,~UII m. Pamje e jashtme, paraqitje; dukje, dukë, pashi. Ia humb pahun.
✱Sin.: pamje, skenë, paraqitje, hijeshi, dukje.
♦ Doli në pah. 1. (diçka). U bë e dukshme qartë; u zbulua; spikat; doli në dritë. 2. (dikush). U shqua ndërmjet të tjerave, u dallua; bie në sy. I marr pahun (diçkaje) i heq pjesën më të mirë a më të shijshme. E nxjerr në pah. 1. (diçka). E bëj të duket qartë; e zbuloj; e spikat; e nxjerr në dritë. 2. Tërheq vëmendjen për dikë a për diçka; e theksoj ndërmjet të tjerëve a të tjerave, e nënvizoj; vë theksin; vë në dukje; e nxjerr në reliev.
PAH pasth. Përdoret për të shprehur mosmiratim.
PAHÁ,~JA f., vjet. 1. Vlerë, çmim. Paha e lartë (e ulët). Pahaja e shtëpisë. I ra pahaja. 2. fig. Rëndësi, vlerë. Pahaja e tokës. Nuk ia di pahanë. Ia uli pahanë.✱Sin.: vlerë, çmim…
Shfaq përkufizimin e plotë →PAHAÍR (i, e) mb. Që nuk bën asnjë punë të dobishme; që s’është i hairit; i prapë. Djalë i pahair.
Shfaq përkufizimin e plotë →PAHAÍR,~I (i) m. sh. ~Ë, ~ËT (të) Ai që nuk bën asnjë punë të dobishme; ai që s’është i hairit.
Shfaq përkufizimin e plotë →PAHÁLL (i, e) mb. Që nuk ka pasur a që nuk ka hall; i pavuajtur.✱ Sin.: i pabrengë, i qetë, i pashqetësuar, i palënduar, i pavrarë, i qetë, i lumtur.
Shfaq përkufizimin e plotë →PAHÁLË (i, e) mb. Që është pa hala. Grurë i pahalë. Peshk i pahalë.✱Sin.: rudak, cub, çup, rok, qeros.
Shfaq përkufizimin e plotë →PAHÍ,~A f. sh. ~, ~TË bised. 1. Gardh me hunj ose me dërrasa të holla e të gjata që mbërthehen si parmakë; parmak prej hunjsh a prej dërrasash. Pahi e lartë (e ulët). Pahia e oborr…
Shfaq përkufizimin e plotë →PAHÍR ndajf. (me parafjalën me) Kundër dëshirës, vullnetit a mundësive, me zor; me dhunë a me detyrim. E mbajtën me pahir. Qeshi me pahir. Hëngri me pahir. E bëri me pahir. Ia mori…
Shfaq përkufizimin e plotë →PAHÍR (i, e) mb. I pahirtë.
Shfaq përkufizimin e plotë →PAHÍT (PAHÍS) vep., ~A, ~UR 1. kal. Hedh drithin në erë që të pastrohet nga pahu. Pahit grurin (misrin, orizin, elbin). 2. kal. Ajros rrobat etj. që të mos myken. Pahit duhanin. 3.…
Shfaq përkufizimin e plotë →PÁHTË (i, e) mb. I fortë.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë