Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
PAFRÉ (i, e) mb. 1. Që sillet a vepron si t’i shkrepet e si t’i dojë qejfi; që nuk e përmban veten për dëshirat e tekat e veta, që jepet pa fre pas qejfeve, i shthurur, i papërmbajtur. Njeri i pafre.
2. Që nuk njeh asnjë kufi, që shfaqet a që bëhet me forcë të papërmbajtur, i shfrenuar. Egoizëm i pafre. Argëtim i pafre.
✱Sin.: i papërmbajtur, frekëputur, frelëshuar, i shfrenuar, i harbuar, i tërbuar, i shthurur, i ethshëm, i azdisur, azat.
PAFRENÚAR (i, e) mb. Që nuk është i frenuar; që nuk është frenuar, i shfrenuar, i papërmbajtur; kund. i frenuar. Orekse të pafrenuara. Me ambicie karrieriste të pafrenuara.✱Sin.: i…
Shfaq përkufizimin e plotë →PAFRIKÚAR (i, e) mb. I pafrikësuar. E shihte me sytë e pafrikuar.
Shfaq përkufizimin e plotë →PAFRÍKUR (i, e) mb. I pafrikësuar; kund. i frikur. E shikonte i pafrikur.
Shfaq përkufizimin e plotë →PAFRÍK/Ë,~A f. Gjendja kur nuk ke frikë; mungesë frike; kund. frikë.
Shfaq përkufizimin e plotë →PAFRÍKË (i, e) mb. I pafrikshëm. Njeri i pafrikë.
Shfaq përkufizimin e plotë →PAFRÚT (i, e) mb., bot. Që nuk lidh kokrra, që nuk jep fruta. Pemë e pafrut.
Shfaq përkufizimin e plotë →PAFRÝMAS ndajf. Pa frymë. Mbeti pafrymas.
Shfaq përkufizimin e plotë →PAFRÝMË (i, e) mb. Që nuk merr me frymë, i vdekur. Trup i pafrymë.✱Sin.: i vdekur, i pajetë, jetëndërruar.
Shfaq përkufizimin e plotë →PAFRÝRË,~E mb., keq. I pangopur; kund. i pafryrë. Njeri i pafryrë.
Shfaq përkufizimin e plotë →PAFRÝT (i, e) mb. I pafrytshëm. Punë e pafryt.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë