Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
PAFÁT (i, e) mb. 1. Që nuk i ndih fati, i pabaft; që nuk i shkon puna mbarë, që nuk i ecën. Njeri i pafat.
2. Që nuk përfundon mirë a që prishet shpejt; që nuk sjell mbarësi, lumturi e gëzim. Marrëveshje e pafat. Dashuri (martesë, fejesë, bashkëjetesë) e pafat.
✱Sin.: i pabaft, i panafakë, fatkeq, fatprerë, fatzi, fatshkretë, fatpërmbysur, fatgremisur, nafakëprerë, nafakëkëputur, orëprapë, orëprerë, orëhumbur, orëfjetur, orësharë, hakngrënë, yllshuar, gëzimzi, jetënxirë, jetëzi, shkronjëzi, vitorezi, punëzi, i shumëvuajtur, taksiratmadh, cubak, kusuremadh.
PAFÁJ (i, e) mb. Që nuk ka faj, që nuk bën faj, i pafajshëm. Njeri i pafaj. Fëmijë i pafaj. Sy të pafaj. Vështrim i pafaj.✱Sin.: i pafajshëm, i pafajmë.
Shfaq përkufizimin e plotë →PAFÁJM/Ë (i), ~E (e) mb. I pafaj, i pafajshëm. Sjellje e pafajme. Moshë e pafajme.
Shfaq përkufizimin e plotë →PAFAJNÍ,~A f. Pafajësi.
Shfaq përkufizimin e plotë →PAFAJËRÍ,~A f. Pafajësi. Pafajëri ndjenjash. Pafajëria e të dënuarit.
Shfaq përkufizimin e plotë →PAFAJËSÍ,~A f. 1. drejt. Të qenët i pafajshëm për një veprim që dënohet me ligj. Kërkoi (provoi) pafajësinë. Mori (fitoi) pafajësinë doli i pafajshëm. 2. fig. Vetia e njeriut me sh…
Shfaq përkufizimin e plotë →PAFÁLUR (i, e) mb. 1. Që s’është i falur. Kriminel (vrasës) i pafalur. Gabim i pafalur. 2. fet. Që nuk është kryer falja (për një rit a festë fetare). Bajram i pafalur.
Shfaq përkufizimin e plotë →PAFÁMË (i, e) mb. Që nuk është me famë. U larguan heshtazi, të pafamë.
Shfaq përkufizimin e plotë →PAFÁN (i, e) mb. I pafat. Vepra “Skënderbeu i pafan”.
Shfaq përkufizimin e plotë →PAFÁQE (i, e) mb. I pacipë, i paturp.
Shfaq përkufizimin e plotë →PAFÁRË (i, e) mb. 1. Që nuk ka farë brenda. Rrush i pafarë. 2. fig. I panumërt, i shumtë.✱Sin.: i panumërt, i shumtë.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë