Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
PAEMËRTÚAR (i, e) mb. Që nuk ka një emër, që nuk është emërtuar me ndonjë mënyrë; i paemër; kund. i emërtuar. Kodër e paemërtuar. Fshat i paemërtuar.
✱Sin.: i paemër, i panjohur.
PAÉMËR (i, e) mb. 1. Që nuk ka emër, që nuk i është vënë emri; që nuk i dihet emri. Rrugë e paemër. Fëmijë i paemër. 2. Që nuk e ka emrin e atij që e ka shkruar ose që e ka bërë, i…
Shfaq përkufizimin e plotë →PAÉM/ËR,~RA (e)I f. 1. mjek., euf. Rrebull. E kish djalin me të paemër. 2. mjek., euf. Sëmundje e shpretkës, që shfaqet me ënjtje të saj, zmadhim i shpretkës. 3. mjek., euf. Plasja…
Shfaq përkufizimin e plotë →PAÉM/ËR,~RA (e)II f. sh. ~RA, ~RAT (të) 1. bot. Bimë barishtore shumëvjeçare e liqeneve dhe e kënetave, me kërcell të lartë, me fletë gjatore, që përdoret në mjekësinë popullore pë…
Shfaq përkufizimin e plotë →PAÉM/ËR,~RI (i) m. 1. euf. Djalli. 2. mjek. Lëvizje të pavullnetshme e të shpeshta të një grupi muskujsh, sidomos në fytyrë, që sjellin dridhje. E zuri i paemri.✱Sin.: Djalli, shej…
Shfaq përkufizimin e plotë →PAEMËRSÍ,~A f. Të qenët i paemër.
Shfaq përkufizimin e plotë →PAEMËRTÚESH/ËM (i), ~ME (e) mb. Që nuk është i emërtueshëm; që nuk mund të emërtohet. Nga ana teologjike, Zoti mbetet i paarritshëm, i paemërtueshëm, i padukshëm, i pashfaqshëm.
Shfaq përkufizimin e plotë →PAEMËRÚAR (i, e) mb. Që nuk është i emëruar; që nuk është emëruar ende në një punë; kund. i emëruar. Të rinj të paemëruar.
Shfaq përkufizimin e plotë →PAEMËRÚESH/ËM (i), ~ME (e) mb. Që nuk mund të emërohet në një post etj. Person i paemërueshëm.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë