Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
PADÚK (i, e) mb. 1. Që nuk ka duk kur përdoret, që harxhohet shpejt; që nuk shton kur gatuhet. Miell i paduk.
2. I padobishëm; që shkon kot. Punë e paduk.
✱Sin.: i pagratshëm, i pagrat, i padobishëm, i paleverdishëm, i pabereqet, i kotë.
PADÚKUR,~I (i) m., euf. Djalli.
Shfaq përkufizimin e plotë →PADÚKUR,~A (e) f., euf. Sëmundja e plasjes, plasje. I ra lopës e padukura.
Shfaq përkufizimin e plotë →PADÚKUR (i, e) mb. Që nuk duket; i padukshëm, i papashëm. Zjarr i padukur. Filloi të flasë përçart me njerëz të dukur e të padukur.
Shfaq përkufizimin e plotë →PADÚK/ËM (i), ~ME (e) mb. I padukshëm.
Shfaq përkufizimin e plotë →PADÚAR (i, e) mb. Që nuk i zë dora punë të ndryshme. Është i paduar. Nuse e paduar nuse që nuk bën punë dore.
Shfaq përkufizimin e plotë →PADÚES,~I m. sh. ~, ~IT 1. Paditës. 2. Ankues, ankimtar.
Shfaq përkufizimin e plotë →PADÚGËT (i, e) mb. I pambrydhur, i pandulkët; kund. i dugët, i dugur, i ndulkët. Ftua i padugët. Gorrica të padugëta.
Shfaq përkufizimin e plotë →PADÚHUR (i, e) mb. 1. I papërshtatshëm; kund. i duhur. Pajisje e paduhur. 2. I panevojshëm; kund. i nevojshëm. Erdhi në çastin e paduhur.3. I pakohshëm; kund. i duhur. Vërejtje e p…
Shfaq përkufizimin e plotë →PADURÍM,~I m. Mungesë durimi kur presim dikë a diçka; humbja e durimit kur njeriu mezi pret të vijë dikush a të bëhet diçka që e dëshiron sa më parë, kur mërzitet për diçka etj.; k…
Shfaq përkufizimin e plotë →PADURÍM (i, e) mb. I padurueshëm (për dikë). Njeri i padurim.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë