Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
PADÍTUR (i, e)I mb. 1. Që nuk ka arsimin dhe kulturën e përgjithshme, që s’ka dituri, i padije, i pashkollë; kund. i ditur, i arsimuar, i shkolluar. Njeri i paditur. Ruaju prej njeriut të paditur! (fj. u.).
2. Që nuk dihet prej askujt, i panjohur. Me banim (me drejtim) të paditur.
3. bised. Që nuk ka dijeni për diçka, që nuk di gjë për diçka. Mos u bëj i paditur.
✱Sin.: i padijshëm, i padije, i pashkollë, i pamësuar, i panxënë, analfabet, injorant, profan, xhahil, mendjengushtë, bagëti, gomar, i panjohur, qorr, xhore, xhorake.
PADITURÍSHT ndajf., libr. Duke vepruar me padituri. Flisnin (debatonin) paditurisht.
Shfaq përkufizimin e plotë →PADÍTUR,~I (i)I m. sh. ~, ~IT (të) drejt. Ai kundër të cilit është bërë një padi. Përgjigjet e të paditurit.
Shfaq përkufizimin e plotë →PADÍTUR,~I (i)II m. sh. ~, ~IT (të) Ai që s’ka dituri, i pashkollë; kund. i ditur. I padituri të mat me hijen e vet. (fj. u.). I padituri është qorr në dy sytë. (fj. u.). Çdo gjë ë…
Shfaq përkufizimin e plotë →PADÍTUR,~A (e)I f. sh. ~, ~AT (të) drejt. Ajo kundër së cilës është bërë një padi. E paditura rezultoi e pafajshme.
Shfaq përkufizimin e plotë →PADÍTUR,~A (e)II f. sh. ~, ~AT (të) Ajo që s’ka dituri, e pashkollë; kund. e ditur.
Shfaq përkufizimin e plotë →PADÍTUR (i, e)I mb. 1. Që nuk ka arsimin dhe kulturën e përgjithshme, që s’ka dituri, i padije, i pashkollë; kund. i ditur, i arsimuar, i shkolluar. Njeri i paditur. Ruaju prej nje…
Shfaq përkufizimin e plotë →PADÍTUR (i, e)II mb., drejt. Që është paditur në gjyq nga dikush, i akuzuar. Personi i paditur. Pala e paditur.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë