Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
PADHUNUESHMËRÍ,~A f., drejt. 1. Të qenët i padhunueshëm; vetia e diçkaje që është e padhunueshme, paprekshmëri. Padhunueshmëria e kufijve. Padhunueshmëri tokësore. Padhunueshmëria e banesës.
2. E drejta që gëzon me ligj diçka për të mos u dhunuar; imunitet. Padhunueshmëria e personit.
✱Sin.: paprekshmëri, pacenueshmëri, imunitet.
PADHÚNAS ndajf. Pa dhunë.
Shfaq përkufizimin e plotë →PADHÚNSH/ËM (i), ~ME (e) mb., Që nuk është i dhunshëm; paqësor; kund. i dhunshëm. Marrëdhënie e padhunshme. Mësuesi i tij shpirtëror bënte luftë të padhunshme.
Shfaq përkufizimin e plotë →PADHUNÚAR (i, e) mb. Që nuk është i dhunuar; që nuk është dhunuar; kund. i dhunuar. Ishin fëmijë të padhunuar.
Shfaq përkufizimin e plotë →PADHUNÚESH/ËM (i), ~ME (e) mb., drejt. Që nuk lejohet të dhunohet me përjashtim të rasteve të caktuara me ligj (për banesën etj.); që mbrohet me të gjitha forcat për të mos e preku…
Shfaq përkufizimin e plotë →PADHÚNË (i, e) mb. Paqësor, i padhunshëm.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë