Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
PADHÉMBSH/ËM (i), ~ME (e) [PADHÍMBSH/ËM (i), ~ME (e)] mb. 1. Që nuk shoqërohet me dhembje. Operacion i padhembshëm.
2. Që nuk ndien dhembje e dashuri për të tjerët, që nuk ka zemër të ndjeshme, që nuk i dhimbsen të tjerët, i pashpirt, i padhembshur. Njeri i padhembshëm. Fëmijë i padhembshëm.
✱Sin.: i padhembshur, i padhembje, i pashpirt, shpirtgur, shpirtkazmë, i pamundimshëm, i pandjeshëm, i pamëshirshëm, i pamëshirë.
PADHÉMBJ/E,~A f. Mungesë dhembjeje; kund. dhembje.
Shfaq përkufizimin e plotë →PADHÉMBJE (i, e) mb. Që nuk ka dhimbje ose që nuk të shkakton dhimbje, i padhembshëm. Nuk mund të pritej një konflikt i padhembje.
Shfaq përkufizimin e plotë →PADHÉMBSHUR (i, e) mb. Që nuk është i dhembshur; kund. i dhembshur.
Shfaq përkufizimin e plotë →PADHEMBSHURÍ,~A f. Të qenët i padhembshëm, mungesë dhembshurie; vetia e diçkaje që është e padhembshur; kund. dhembshuri.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë