Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
PÁÇ/E,~JAI f. sh. ~E, ~ET 1. gjell. Gatesë me copa të vogla plëndësi ose me copa të vogla mishi nga koka a këmbët e bagëtive dhe e rregulluar me hudhra, me uthull e me piper; një pjatë me këtë gjellë. Paçe koke. Paçe plëndësi. Paçe këmbësh. Hëngrën nga një paçe.
2. krahin. Bukë që gatuhet a zihet pa brumë të thartë, bukë e ndorme.
3. krahin. Palë fiku.
PÁÇ/E,~JAII f. sh. ~E, ~ET krahin. Pjesa e pantallonave, që mbulon kërcinjtë. Ngriti paçet e pantallonave.
PAC,~II m. sh. ~Ë, ~ËT zool. 1. Pelikan, laradash.
2. Pulëbardhë.
3. Pjesë e parë e emërtimeve të pathjeshta për disa pacë a pulëbardha: Paci i madh pulëbardha e argjendtë. Paci i vogël pulëbardha kokëzezë.
PACÉKSH/ËM (i), ~ME (e) mb. I paprekshëm.
Shfaq përkufizimin e plotë →PACÉKUR (i, e) mb. 1. Që nuk është cekur. 2. Që nuk është prekur, që nuk është njohur më parë. Tema të pacekura. Një arsye e pacekur e mungesës së rotacionit politik. Përshkallëzi…
Shfaq përkufizimin e plotë →PACÉL,~I m. sh. ~E, ~ET krahin. Leckë.
Shfaq përkufizimin e plotë →PACELEBRÚAR (i, e) mb. I pakurorë; kund. i celebruar. Çift i pacelebruar. Të rinj të pacelebruar.
Shfaq përkufizimin e plotë →PACÉN (i, e) mb. 1. Që nuk ka ndonjë të metë trupore a mendore, që është pa cen. Njeri i pacen. 2. Që nuk ka të meta, që është i plotë e fare i padëmtuar; i pacenuar. Komplet i pac…
Shfaq përkufizimin e plotë →PACENSÚAR (i, e) mb. Që nuk është i censuruar; që nuk është censuruar; kund. i censuruar. Mbrojtja e së drejtës së botimit të pacensuruar.
Shfaq përkufizimin e plotë →PACENÚAR (i, e) mb. 1. Që nuk është dëmtuar ose nuk është prishur aspak nga përdorimi; që nuk e ka nisur njeri; i paprekur; kund. i cenuar. Fletore e pacenuar. Gjellë e pacenuar. 2…
Shfaq përkufizimin e plotë →PACÉRK,~U m. sh. ~Ë, ~ËT bot. Kungullujës, pacërak.
Shfaq përkufizimin e plotë →PACÉRK/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. bot. Kungull i egër. Pacerka mbuloi gardhin (iu ngjit lisit). Herë kungull, herë pacerkë herë ashtu e herë kështu!2. Kungullujës, enë për të mbajtur u…
Shfaq përkufizimin e plotë →PACÉRRË (i, e) mb. I paturpshëm. Njeri i pacerrë.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë