Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
PABURRËRÍSHT [PABURRNÍSHT] ndajf. Me paburrëri; kund. burrërisht. Flet paburrërisht. Shpif paburrërisht. U hodh paburrnisht kundër të tjerëve.
Shfaq përkufizimin e plotë →PABÚRRË (i, e) mb. 1. vet. f. Që i ka vdekur burri ose që është ndarë prej tij, burrëvdekur, burrëndarë. Grua e paburrë. Gruaja e paburrë është si dardha në rrugë, gjithkush ia qet…
Shfaq përkufizimin e plotë →PABURRËRÓR,~E mb. Që nuk është burrëror; kund. burrëror. Në mënyrën më të paturpshme dhe më paburrërore i thashë mirupafshim.
Shfaq përkufizimin e plotë →PABURRËRÚAR (i) mb. Që nuk është i burrëruar; që nuk është burrëruar; kund. i burrëruar. Ishte vetëm 16 vjeç, i paburrëruar.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë