Fjalori
PABRUMË

PABRÚMË (i, e) mb. 1. Që nuk është gatuar a nuk është zënë me brumëthartë, i ndormë; kund. i mbrumë. Bukë e pabrumë. Kulaç i pabrumë.
2. fig., bised. Që nuk dallohet për aftësi mendore, i trashë.
3. Që nuk ka formim shkencor, arsimor etj., i paformuar.
Sin.: i ndormë, i pabukë, i trashë, i paformuar, i patharm, i kufizuar, punëthatë, i zbrazët.


Rezultate të ngjashme

PABRUMÓSUR (i, e) mb. Që nuk është i brumosur; i paformuar; kund. i brumosur, i formuar. Njeri i pabrumosur.Sin.: i paformuar, i papërgatitur.

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.