Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
PABÉSË (i, e) mb. 1. Që nuk e mban fjalën e dhënë, që nuk duhet t’i zihet besë; që nuk i qëndron besnik dikujt, që nuk ka besë, që tradhton; kund. besnik. Njeri i pabesë. Armiku është i pabesë. Doli i pabesë.
2. Që ndryshon ndjenjat dhe qëndrimin kundrejt dikujt, që nuk e ruan dashurinë për të ose që nuk e ndjek me besnikëri, që nuk është besnik; kund. besnik. Bashkëshort i pabesë. Mik i pabesë. I doli e pabesë.
3. Që bëhet në mënyrë të pandershme e prapa krahëve të dikujt për ta goditur e dëmtuar sa më shumë. Sulm i pabesë. Vrasje e pabesë. Komplot i pabesë.
4. Që të zhgënjen; i gënjeshtërt. Ç’botë e pabesë që ishte atëherë!
5. vjet. Që nuk është besimtar, që nuk beson më në dogmën fetare; i pafe.
6. fet., vjet. Që ishte i një feje të ndryshme nga ajo e dikujt tjetër, që ishte i një besimi kundërshtar me një tjetër.
PABÉS/Ë,~I (i) m. sh. ~Ë, ~ËT (të) 1. Ai që nuk e mban fjalën e dhënë, ai të cilit nuk duhet t’i zihet besë; ai nuk i qëndron besnik dikujt, ai që nuk ka besë, ai që tradhton; kund. besnik. S’i zihet besë të pabesit.
2. Ai që ndryshon ndjenjat dhe qëndrimin kundrejt dikujt, ai që nuk e ruan dashurinë për të ose që nuk e ndjek me besnikëri, ai që nuk është besnik; kund. besnik. Mos u lidh me të pabesin!
3. fet., vjet. Ai që ishte i një feje të ndryshme nga ajo e dikujt tjetër, ai që ishte i një besimi kundërshtar me një tjetër.
✱Sin.: besëprerë, besëkeq, besëqen, besëshkalë, ladut, tradhtar, tinëzar, dinak, shpuzak, dhjakonar, njimtar, i pafe thikashpinas, gënjeshtar, i gënjeshtërt.
PABÉS/Ë,~A (e) f. sh. ~A, ~AT (të) 1. Ajo që nuk e mban fjalën e dhënë, ajo së cilës nuk duhet t’i zihet besë; ajo që nuk i qëndron besnike dikujt, ajo që nuk ka besë, ajo që tradhton; kund. besnike.
2. Ajo që ndryshon ndjenjat dhe qëndrimin kundrejt dikujt, ajo që nuk e ruan dashurinë për të ose që nuk e ndjek me besnikëri, ajo që nuk është besnike; kund. besnike.
PABÉSËM (i), ~ME (e) mb. I pabesë. I urti u bë i pabesëm.
Shfaq përkufizimin e plotë →PABESËRÍ,~A f. sh. ~, ~TË libr. Pabesi.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë