Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
PABASHKUESHMËRÍ,~A f. Të qenët i pabashkueshëm; vetia e diçkaje që është e pabashkueshme; kund. bashkueshmëri. Pabashkueshmëria e profesioneve.
PABASHKÚAR (i, e) mb. Që nuk është bashkuar me dikë a me diçka tjetër; kund. i bashkuar. Opozita e pabashkuar. Forca të pabashkuara.
Shfaq përkufizimin e plotë →PABASHKÚESH/ËM (i), ~ME (e) mb. Që nuk është i bashkueshëm me një tjetër; kund. i bashkueshëm. Elemente të pabashkueshme (kim.).
Shfaq përkufizimin e plotë →PABASHKËMATSHMËRÍ,~A f., mat., fiz. Të qenët i pabashkëmatshëm; vetia e diçkaje që nuk është e bashkëmatshme; mungesë bashkëmatshmërie.
Shfaq përkufizimin e plotë →PABASHKËMÁTSH/ËM (i), ~ME (e) mb., mat., fiz. Që nuk është i bashkëmatshëm me diçka; që nuk mund të matet me të njëjtën masë me diçka tjetër; kund. i bashkëmatshëm. Madhësi të paba…
Shfaq përkufizimin e plotë →PABASHKËRENDÍTSH/ËM (i), ~ME (e) mb., libr. (gjuh.). Që nuk është i bashkërenditshëm me një tjetër; kund. i bashkërenditshëm. Gjymtyrë të pabashkërenditshme.
Shfaq përkufizimin e plotë →PABASHKËRENDÍTUR (i, e) mb., libr. Që nuk është i bashkërenditur me një tjetër; kund. i bashkërenditur. Përcaktorë të pabashkërenditur (gjuh.).
Shfaq përkufizimin e plotë →PABASHKËRENDÚAR (i, e) mb., libr. Që nuk është bashkërenduar me diçka tjetër; i pakoordinuar; kund. i bashkërenduar. Lëvizje e pabashkërenduar (fiz.).
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë