Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
PABARAZÍ,~A f. sh. ~, ~TË 1. Të qenët i pabarabartë (në madhësi, në shkallë, në cilësi etj.) me një tjetër; kund. barazi. Pabarazia e forcave. Pabarazia e zhvillimit.
2. Gjendje e pabarabartë e njerëzve në shoqëri nga pikëpamja e të drejtave politike e qytetare dhe nga gjendja ekonomike, mungesë barazie me një tjetër; kund. barazi. Pabarazi e plotë. Pabarazi kombëtare (etnike, shoqërore). Pabarazi politike (ekonomike, juridike). Zhdukja e pabarazisë.
3. mat. Mosbarazim.
✱Sin.: dallim, mosbarazim.
PABARABÁRTË (i, e) mb. 1. Që nuk është i barabartë me një tjetër (në madhësi, në peshë, në cilësi etj.), jo i njëjtë; kund. i barabartë. Pesha të pabarabarta. Madhësi (vlera) të pa…
Shfaq përkufizimin e plotë →PABARABÍTSH/ËM (i), ~ME (e) mb., libr. Që nuk është i barabitshëm; i pabarazueshëm.
Shfaq përkufizimin e plotë →PABARABÍTUR (i, e) mb. I pabarabartë, i pabarazuar.
Shfaq përkufizimin e plotë →PABARASPESHÚAR (i, e) mb. Që nuk është i baraspeshuar; kund. i baraspeshuar. Forcat e baraspeshuara dhe të pabaraspeshuara (fiz.).
Shfaq përkufizimin e plotë →PABARAZÚAR (i, e) mb. Që nuk është barazuar me diçka; kund. i barazuar. Rekord i pabarazuar e i pakapërcyer (sport).
Shfaq përkufizimin e plotë →PABARAZÚESH/ËM (i), ~ME (e) mb. Që nuk është i barazueshëm me dikë a me diçka; që nuk mund të barazohet me një tjetër; që nuk mund të krahasohet e të përqaset me një tjetër nga mad…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë