Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
PËSHTÝ/J vep., ~VA, ~RË kal. 1. edhe jokal. Nxjerr pështymë a diçka tjetër nga goja; hedh tutje me vrull pështymën a diçka tjetër që kam në gojë. Pështyn gjak (vrer). Mos pështyni në tokë! Kush përtyp piper, nuk pështyn sheqer. (fj. u.).
2. I hedh pështymën dikujt. E pështyu në fytyrë. Ku pështyjnë shumë, bëhet një lumë. (fj. u.).
3. edhe fig. Bëj sikur i hedh pështymën dikujt në shenjë urrejtjeje a përbuzjeje ose për ta poshtëruar; e poshtëroj dikë me fjalë fyese e të rënda. E pështyu dhe iku.
4. vet. v. III Ndyn mishin ose një ushqim tjetër duke lëshuar vezët (për mizat). E ka pështyrë miza mishin.
✱Sin.: poshtëroj fyej, ndyj, pëgëj, endIV, ndot.
♦ *Lëpin atë që pështyn (dikush) përb. Më pështyn në *çorbë (dikush). Pështyu *gjak (dikush) përçm. Më pështyn në *gjellë (dikush). Pështyn në *kroin që pi (dikush) përçm. Pështyn *lart (përpjetë) (dikush). Ç’pështyn në *mëngjes e lëpin në darkë (dikush). Pështyn përpjetë (*lart) (dikush).
►PËSHTÝ/HEM jovep., ~VA (u), ~RË pës. e PËSHTÝJ.
Shfaq përkufizimin e plotë →PËSHTÝ/J vep., ~VA, ~RË kal. 1. edhe jokal. Nxjerr pështymë a diçka tjetër nga goja; hedh tutje me vrull pështymën a diçka tjetër që kam në gojë. Pështyn gjak (vrer). Mos pështyni …
Shfaq përkufizimin e plotë →PËSHTÝM vep., ~A, ~UR kal. I vendos drutë pranë zjarrit që t’u ikë lagështia e tepërt dhe të ndizen më lehtë.✱Sin.: thaj, ter.
Shfaq përkufizimin e plotë →PËSHTYMÁN,~E mb. 1. Që nxjerr pështymë a shpërndan rreth e rrotull pikla pështyme kur flet.2. si em. m. e f. Sipas kuptimit të mbiemrit.
Shfaq përkufizimin e plotë →PËSHTÝMAS ndajf. Symbyllazi e duke pështyrë, e duke folur zë të lartë te vendi ku gjendet i fshehur dikush (në një lojë fëmijësh). Luanin pështymas.
Shfaq përkufizimin e plotë →►PËSHTÝM/ET jovep., ~ (u), ~UR vetv., vet. v. III I ikën lagështia e tepërt, duke nxjerrë shkumë si pështymë nga ana e prerë (për drutë kur thahen pranë zjarrit). I lë të pështymen…
Shfaq përkufizimin e plotë →PËSHTÝMJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Tharje e druve të lagura pranë zjarrit. 2. Nxjerrje e pështymës nga goja, pështyrje. 3. Pështyrja e mishit nga mizat fluturake.
Shfaq përkufizimin e plotë →PËSHTYMÓR,~E mb. Që ka të bëjë me pështymën, që i përket pështymës, i pështymës; që prodhon pështymën. Gjëndrat pështymore.
Shfaq përkufizimin e plotë →PËSHTÝMTË (i, e) mb. I përhimët, ngjyrë hiri, gri.
Shfaq përkufizimin e plotë →PËSHTÝM/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Lëng pa ngjyrë e pak veshtullor, që prodhohet nga disa gjëndra të posaçme të gojës dhe që ndihmon për zbutjen e tretjen e ushqimeve. Gjëndrat e pësht…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë