Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
PËSHTÉRK/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Përparëse grash.
Shfaq përkufizimin e plotë →►PËSHTÍ/HET jovep., ~ (u), ~RË vetv., vet. v. III Largohen nga njëri-tjetri ose shtrembërohen e nuk rrinë më të puthitur; kund. puthitet. Ishin pështirë dërrasat e dyshemesë.
Shfaq përkufizimin e plotë →PËSHTÍ/J vep., ~VA, ~RË kal. Largoj nga njëra-tjetra dy sende, dy objekte etj. të bashkuara, bëj të mos rrinë më të puthitura; kund. puthit. I pështiu tharja në diell.
Shfaq përkufizimin e plotë →PËSHTÍR vep., ~A, ~UR kal. Neverit, pështiros. Ma pështiri gjellën.
Shfaq përkufizimin e plotë →►PËSHTÍR/EM jovep., ~A (u), ~UR vetv. Neveritem, pështirosem.
Shfaq përkufizimin e plotë →PËSHTÍRJ/E,~A f. Neveritje, pështirosje.
Shfaq përkufizimin e plotë →PËSHTIRÓS vep., ~A, ~UR kal. I ngjall neveri, i kall krupën, ia bëj të neveritshëm dikë a ia neverit diçka. Ma pështirosi atë njeri. Ia pështirosi atë gjellë.✱Sin.: neverit, vështi…
Shfaq përkufizimin e plotë →PËSHTÍRË,~T (të) as. Neveri a krupë që ndiejmë për dikë ose për diçka. Më vjen të pështirë.
Shfaq përkufizimin e plotë →PËSHTÍRË (i, e) mb. Që të ngjall neveri, që të kall krupën, i pështirosur, i neveritshëm. Pamje e pështirë. Njeri i pështirë.✱Sin.: i neveritshëm, i shëmtuar, i vështirë.
Shfaq përkufizimin e plotë →PËSHTRÍK,~U m. sh. ~Ë, ~ËT bot. (lat. Muscari neglectum) Bimë barishtore shumëvjeçare, me lulesë konike me shumë lule të vogla si kokrra të ngjeshura, që mbillet për zbukurim; pres…
Shfaq përkufizimin e plotë →PËSHTÝ/J vep., ~VA, ~RË kal. 1. edhe jokal. Nxjerr pështymë a diçka tjetër nga goja; hedh tutje me vrull pështymën a diçka tjetër që kam në gojë. Pështyn gjak (vrer). Mos pështyni …
Shfaq përkufizimin e plotë →PËSHTÝM vep., ~A, ~UR kal. I vendos drutë pranë zjarrit që t’u ikë lagështia e tepërt dhe të ndizen më lehtë.✱Sin.: thaj, ter.
Shfaq përkufizimin e plotë →PËSHTÝM/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Lëng pa ngjyrë e pak veshtullor, që prodhohet nga disa gjëndra të posaçme të gojës dhe që ndihmon për zbutjen e tretjen e ushqimeve. Gjëndrat e pësht…
Shfaq përkufizimin e plotë →PËSHTÝRË (i, e) mb. 1. Që është pështyrë nga mizat. Mish i pështyrë.2. fig. I poshtëruar.✱Sin.: i pëgërë, i endur, i poshtëruar.
Shfaq përkufizimin e plotë →PËSHTÝR/Ë,~A (e) f. sh. ~A, ~AT (të) Pështyrje. Një e pështyrë larg afër, pranë.
Shfaq përkufizimin e plotë →PËSH-PË́SH ndajf. Duke pëshpëritur; me pëshpëritje. Mbetën gjithë ditën pësh-pësh.
Shfaq përkufizimin e plotë →PËSHPËRÍT vep., ~A, ~UR kal., edhe jokal. 1. I shqiptoj fjalët me zë fare të ulët sa mezi dëgjohen; i flas dikujt me zë të ulët që të dëgjojë vetëm ai. I pëshpëriti në vesh. Pëshpë…
Shfaq përkufizimin e plotë →PËSHPËR/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR jokal. Pëshpërit. E në vesh më pëshpëron veriu: a do të thotë të vërtetën! (let.).
Shfaq përkufizimin e plotë →PËSHPË́SH vep., ~A, ~UR jokal. Pëshpërit, thashethemoj. I pëshpëshi në vesh.
Shfaq përkufizimin e plotë →PËSHPË́SH/E,~A f. sh. ~E, ~ET Fjalë të pëshpëritura në vesh, thashetheme. Fliste me pëshpëshe.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë