Fjalori
PËRZGJIDHEM

►PËR/ZGJÍDHEM jovep., ~ZGJÓDHA (u), ~ZGJÉDHUR pës. e PËRZGJÉDH. U përzgjodh për konkursin e bukurisë. U përzgjodh si studenti më i mirë.


Rezultate të tjera nga lematizimi ose nga ngjashmëria me formën përfaqësuese: PËRZGJEDH


Rezultate të ngjashme

PËRZGJÁT vep., ~A, ~UR përf., kal. 1. Zgjat shumë. Mbeti zgjat e përzgjat. 2. Rinovoj; i zgjat afatin një leje, një kontrate etj.

Shfaq përkufizimin e plotë →

►PËRZGJÁT/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv. Zgjatem shumë. 2. pës., vet. v. III e PËRZGJÁT.

Shfaq përkufizimin e plotë →

PËRZGJÁTJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET Zgjatje, rinovim. Përzgjatje e lejes së qëndrimit.

Shfaq përkufizimin e plotë →

PËRZGJÁTSH/ËM (i), ~ME (e) mb. Që mund të zgjatet, që zgjatet.

Shfaq përkufizimin e plotë →

PËRZGJÁTUR (i, e) mb. 1. Që vjen si i gjatë, shumë i zgjatur; gjatosh. Me veshë të përzgjatur. Fuçi e përzgjatur.2. I rinovuar, i zgjatur. Kontratë e përzgjatur.Sin.: i gjatë, i z…

Shfaq përkufizimin e plotë →

PËR/ZGJÉDH vep., ~ZGJÓDHA, ~ZGJÉDHUR kal. Zgjedh sipas një kriteri të caktuar gjërat më të mira ose qeniet a njerëzit më të përshtatshëm për diçka, seleksionoj. Përzgjedhin pajisje…

Shfaq përkufizimin e plotë →

PËRZGJÉDHJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur përzgjedh a përzgjidhem. Përzgjedhja e frutave. Përzgjedhja e vrapuesve më të mirë. 2. bujq. Përmirësimi i llojeve të bimëve e i racav…

Shfaq përkufizimin e plotë →

PËRZGJEDHSHMËRÍ,~A f. Të qenët i përzgjedhshim, veta e diçkaje që është e përzgjedhshme.

Shfaq përkufizimin e plotë →

PËRZGJÉDHSH/ËM (i), ~ME (e) mb. Që mund të përzgjidhet.

Shfaq përkufizimin e plotë →

PËRZGJÉDHUR (i, e) mb. Që është përzgjedhur. Konkurrentë të përzgjedhur.

Shfaq përkufizimin e plotë →

PËRZGJÉDHUR,~I (i) m. sh. ~, ~IT (të) Ai që është përzgjedhur. I përzgjedhur i fatit.

Shfaq përkufizimin e plotë →

PËRZGJÉDHUR,~A (e) f. sh. ~A, ~AT (të) Ajo që është përzgjedhur.

Shfaq përkufizimin e plotë →

PËRZGJÉDHËS,~I m. sh. ~, ~IT Ai që merret me përzgjedhjen, seleksionues. Përzgjedhës i fidanëve. Përzgjedhësit e talenteve sportive (muzikore).

Shfaq përkufizimin e plotë →

PËRZGJÉDHËS,~E mb. Që ka të bëjë me përzgjedhjen, seleksionues. Punë përzgjedhëse.

Shfaq përkufizimin e plotë →

PËRZGJÉDHËS/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Ajo që merret me përzgjedhjen, seleksionuese. Përzgjedhësja e recitueseve.

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.