Fjalori
PËRZEMËRT

PËRZÉMËRT (i, e) mb. 1. Shumë i dashur e i ngrohtë me të tjerët, që sillet me ngrohtësi e me zemërhapur, që e do tjetrin me gjithë zemër; i afrueshëm. Njeri i përzemërt.
2.mbështetetdashurinë dhekujdesin për tjetrin; që shpreh dashuri e ngrohtësiçiltër, që bëhet me gjithë zemër, që del nga zemra; i afërt, i ngushtë. Marrëdhënie të përzemërta. Takim i përzemërt. Fjalë (të fala) të përzemërta. Bisedë e përzemërt. Fjalët e përzemërta e prekin zemrën. (fj. u.).
Sin.: i dashur, i ngrohtë, i afrueshëm, i afërt, i njerëzishëm, i ngushtë, çiltër, i sinqertë, i dhembshur, gjakëmbël, i shkueshëm, i shoqërueshëm.


Rezultate të ngjashme

PËRZEMËRSÍ,~A f. Të qenët i përzemërt, vetia e atij që është i përzemërt; qëndrim plot dashuri, ngrohtësi e çiltëri ndaj dikujt. E priti (e përshëndeti, e përcolli) me përzemërsi. …

Shfaq përkufizimin e plotë →

PËRZEMËRSÍSHT ndajf. Në mënyrë të përzemërt, me përzemërsi. Urojmë (falënderojmë) përzemërsisht. U përshëndetën (u përqafuan) përzemërsisht. I foli përzemërsisht.Sin.: ngrohtë, ng…

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.