Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
PËRVÚAJTUR (i, e) mb. 1. Që ka kaluar përmes vuajtjesh e mundimesh në jetë; që ka përvojë të hidhur nga jeta, që e ka njohur jetën përmes vuajtjesh e përpjekjesh, që është i regjur nga jeta; i vuajtur. Njeri (prind, plak) i përvuajtur. Emigrantë (refugjatë) të përvuajtur.
2. Që shpreh vuajtje a dhembje të brendshme shpirtërore. Shikim i përvuajtur. Me sy të përvuajtur.
3. I përulur, i nënshtruar; kokulur, që s’kundërshton e s’ndihet fare; që s’ka fare krenari. Ishin gra të përvuajtura.
✱Sin.: i vuajtur, i përvuajtshëm, i vutë, i përulur, kokulur, i munduar, i rrahur, dhembjemadh, kusuremadh, i përvajshëm, i nënshtruar.
PËRVÚAJTJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET Të qenët i përvuajtur, qëndrim i përulur; ndjenja e nënshtrimit ndaj dikujt a diçkaje, përulësi. Përvuajtje e shtirur. Ndjenja e përvuajtjes. Përshënd…
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRVUAJTSHMËRÍ,~A f. Përvujtëri. Gruaja është më e pasur në virtyte, me përvuajtshmëri e dhembshuri, vlera këto të njerëzve të fortë dhe jo të atyre të dobët. Shkolla shqipe i ka r…
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRVÚAJTSH/ËM (i), ~ME (e) mb. I përvuajtur. Libri tregon se hebrenjtë dhe shqiptarët kanë përjetuar histori të përvuajtshme.
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRVÚAJTSH/ËM ndajf. 1. Duke vuajtur, me vuajtje. Arriti përvuajtshëm deri në vendlindje. 2. fig. Dhimbshëm. I nguli sytë përvuajtshëm. Uli kokën përvuajtshëm. 3. fig. Përulshëm, k…
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRVUAJTËSÍ,~A f., libr. Përvuajtshmëri, përvujtëri.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë