Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
PËRVJÉDHËS,~E mb. 1. Që afrohet fshehurazi për të përgjuar diçka.
2. Që nuk të shikon drejt e në sy; sypërmbys. Me shikim përvjedhës.
3. Që vështron tinëzisht a hajnisht; tinëzar; i pabesë.
4. si em. m. e f. Sipas kuptimeve të mbiemrit.
✱Sin.: vjedhës, hajdut, hajn, tinëzar, përvjedhan, përvjedhacak, përvjedhajkë.
PËRVJÉDH vep., ~VÓDHA, ~VJÉDHUR kal. 1. Marr diçka me kujdes pa rënë në sy. Ia përvodhi sy për sy.2. Vështroj hajnisht, vështroj vjedhurazi. Përvodhi shikimin mbi paratë.
Shfaq përkufizimin e plotë →PËR/VJÉL vep., ~VÓLA, ~VJÉLË kal. 1. Përvesh, shpërvjel. Përvjel mëngët. 2. Qeth dhentë vetëm në pjesën e barkut, përreth qafës e te bishti. I përvjelin dhentë në prill.✱Sin.: qeth…
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRVJÉLJ/E,~A f. Veprimi kur përvjel ose kur përvilet diçka. Përvjelja e mëngëve. Përvjelja e dhenve.✱Sin.: barkosje, bishtosje, rrëbishtje, rrëqethje, përveshje.
Shfaq përkufizimin e plotë →PËR/VJÉLL vep., ~VÓLLA, ~VJÉLLË përf., kal. 1. Vjell. Volli e përvolli pa pushuar.2. Njoftoj, lajmoj, jap. Ky ishte mesazhi që përvjell videoklipi i ri.
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRVJÉLË (i, e) mb. 1. I përveshur, i shpërvjelë.2. Që qethur nga barku dhe rreth bishtit e qafës. Qengja të përvjelë. Dhentë e përvjelë morën përpjetë rudinave.
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRVJÉL/Ë,~A (e) f. kryes. sh. ~A, ~AT (të) Leshi i dhenve që del nga qethja e pjesës së barkut, përreth qafës a te bishti dhe që është më i shkurtër e më i dobët se leshi i kurriz…
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRV/JÉRR vep., ~ÓRA, ~JÉRRË përf., kal. 1. Var. 2. fig. Nuk e mbyll a nuk e përfundoj një punë etj., e lë varur.
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRVJÉRRË (i, e) mb. I varur, i pambaruar.✱Sin.: i varur, i pambyllur, i pambaruar, i papërfunduar.
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRVJÉRRË ndajf., përf. Varur. Shumë gjëra i la përvjerrë.
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRVJÉT ndajf. Vit për vit; çdo vit, përngaherë. Shkon përvjet në verë në katund. Lypja një vjet, marrja përvjet. (fj. u.).
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë