Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
PËRÚLUR (i, e) mb., fig. 1. Që i bindet dhe i nënshtrohet plotësisht dikujt pa bërë asnjë kundërshtim, që zbaton verbërisht urdhrat e tij. Njerëz të përulur.
2. Që s’guxon të kundërshtojë edhe kur ka të drejtë, që sillet e vepron me përulësi.
✱Sin.: i përultë, i përunjur, i përunjtë, i përvuajtur, i nënshtruar, i mposhtur, i përulshëm, i bindur, i thyer, i gjunjëzuar, bishtlagur, i kërrusur, shpirtrob, shpirtskllav, puthador, zvarranik.
PËRÚL vep., ~A, ~UR kal. 1. E ul dikë me fjalët a me qëndrimin tim, duke shprehur mospërfillje a përbuzje për të.
2. I shpie bagëtitë për dimërim në një vis të ulët.
3. E poshtëroj duke i vënë në dukje vetëm të metat, dobësitë etj., e fyej pa të drejtë. E përuli para të tjerëve (botërisht). Përuli veten.
4. fig. Nënshtroj, gjunjëzoj; thyej, përkul. S’i përulën dot vështirësitë.
✱Sin.: ul, poshtëroj, mposht, shpërfill, përbuz, fyej, tall, përkul, nënshtroj, gjunjëzoj, shtroj, thyej.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë