Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
PËRTÓKAZI ndajf. Përtokas. Fatkeqësisht, por ecim përtokazi, me zvarritje, me përulje, me buzëqeshje të shtira, me rrahje supesh përkëdhelëse.
PËRTÓK,~U m., bot. Lloj bime që bën kokrra të hidhëta, që u jepen kafshëve kur fryhen nga jonxha e njomë.
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRTÓK vep., ~A, ~UR 1. kal. E përul, e shtrij ose e ul në tokë.2. E gjunjëzoj; e mund.✱Sin.: shtrij, përul, përvar, ul, gjunjëzoj, mund.
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRTÓKAS ndajf. 1. Zvarrë. Dhelpra po ecte përtokas. Do zvarranikë të zinj qenë ngjitur përtokas.2. Me përulje, duke u gjunjëzuar. I shërbente përtokas ideologjisë së kohës.
Shfaq përkufizimin e plotë →►PËRTÓK/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv. Bie në tokë, përvarem. Përtokem e ngrihem prapë. 2. fig., vetv. Gjunjëzohem, përulem. 3. pës. e PËRTÓK.✱Sin.: shtrihem, përgjunjem, gjunjëzo…
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRTÓKJ/E,~A f. 1. Veprimi kur përtok ose kur përtokem. 2. Shtrirje në tokë, përvarje.3. fig. Gjunjëzim, përulje.
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRTÓKUR (i, e) mb. 1. I shtrirë përtokë, i rënë në tokë. Fruta të përtokur.2. edhe fig. I gjunjëzuar, i mundur.
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRTÓKUR ndajf. 1. Shtrirë përtokë. Ngarkoi në automjetin e saj, fyeshëm, krye e trup përtokur, shumë të rinj!2. fig. Duke u përulur, me përulje, me servilizëm.
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRTÓKË ndajf. 1. Mbi sipërfaqen e tokës; përdhe. Ra përtokë. E lëshoi (e rrëzoi) përtokë. U ulëm përtokë. E la përtokë. 2. Në drejtim të tokës, poshtë; përdhe. Uli sytë përtokë. S…
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRTÓKË (i, e) mb. Që është përplasur përtokë.
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRTÓK/ËL,~LA f. Shapkë, pantofël, heqël. Përtokla burrash (grash). Përtokla plastike.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë