Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
PËRTÓKË ndajf. 1. Mbi sipërfaqen e tokës; përdhe. Ra përtokë. E lëshoi (e rrëzoi) përtokë. U ulëm përtokë. E la përtokë.
2. Në drejtim të tokës, poshtë; përdhe. Uli sytë përtokë. Shikonte përtokë.
3. fig., keq. Në një nivel a në një gjendje shumë të ulët. Është përtokë. Moralin e kishin përtokë. Gati i ra fytyra përtokë.
4. fig. Me një cilësi shumë të dobët. Arsimi (kultura, arti) është përtokë.
✱Sin.: përdhe, përfund, poshtë, keq.
♦ I ra *boja përtokë (dikujt). Më ra *gjuha (përtokë). Më ra *mishi përtokë. Ka rënë përtokë (dikush). 1. Nuk e mban më veten si duhet; e ka lëshuar fare veten; ka marrë fund; ka rënë poshtë. 2. Është dëshpëruar shumë, ka rënë shumë poshtë nga gjendja shpirtërore; e ka humbur fare. Mos të rëntë *shpina përtokë (përdhe)! ur. Është përtokë (dikush a diçka) nuk ka asnjë vlerë dikush; është në një gjendje shumë të keqe; ka cilësi shumë të dobët diçka, nuk bën për asgjë. S’e lë të bjerë përtokë (*përdhe) (dikë a diçka). *Prush përtokë (përdhe, në hi). Sheh përtokë (dikush). 1. Është i turpshëm e kokulur; e mban kokën poshtë. 2. keq. Është fsheharak e hileqar. E uli (e rrëzoi) përtokë (dikë a diçka) e shau dhe ia mohoi çdo vlerë; e poshtëroi; ia nxori bojën (dikujt); e bëri leckë.
PËRTÓK/ËL,~LA f. Shapkë, pantofël, heqël. Përtokla burrash (grash). Përtokla plastike.
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRTÓKËS,~I m. sh. ~, ~IT 1. euf. Gjarpër, përtrollës. 2. Ai që u përulet e u përvaret të tjerëve; servil, puthador; njeri që u puth këmbët të tjerëve; puthakëmbës.✱Sin.: gjarpër, …
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRTÓKËS,~E mb., fig. 1. Puthador, puthakëmbës, servil. 2. Që i sheh, i vlerëson dhe i gjykon njerëzit a gjërat jo saktë e drejt. Perceptimi përtokës i kohës dhe i ngjarjeve.
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRTÓK,~U m., bot. Lloj bime që bën kokrra të hidhëta, që u jepen kafshëve kur fryhen nga jonxha e njomë.
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRTÓK vep., ~A, ~UR 1. kal. E përul, e shtrij ose e ul në tokë.2. E gjunjëzoj; e mund.✱Sin.: shtrij, përul, përvar, ul, gjunjëzoj, mund.
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRTÓKAS ndajf. 1. Zvarrë. Dhelpra po ecte përtokas. Do zvarranikë të zinj qenë ngjitur përtokas.2. Me përulje, duke u gjunjëzuar. I shërbente përtokas ideologjisë së kohës.
Shfaq përkufizimin e plotë →►PËRTÓK/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv. Bie në tokë, përvarem. Përtokem e ngrihem prapë. 2. fig., vetv. Gjunjëzohem, përulem. 3. pës. e PËRTÓK.✱Sin.: shtrihem, përgjunjem, gjunjëzo…
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRTÓKJ/E,~A f. 1. Veprimi kur përtok ose kur përtokem. 2. Shtrirje në tokë, përvarje.3. fig. Gjunjëzim, përulje.
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRTÓKUR (i, e) mb. 1. I shtrirë përtokë, i rënë në tokë. Fruta të përtokur.2. edhe fig. I gjunjëzuar, i mundur.
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRTÓKUR ndajf. 1. Shtrirë përtokë. Ngarkoi në automjetin e saj, fyeshëm, krye e trup përtokur, shumë të rinj!2. fig. Duke u përulur, me përulje, me servilizëm.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë