Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
►PËRTH/ÝHET jovep., ~ÝE (u), ~ÝER vet. v. III 1. vetv. Merr trajtën e një vije të thyer (për diçka që ishte e drejtë); përkulet, thyhet. Përthyhet krahu te bërryli (këmba te gjuri).
2. fiz., vetv. Ndërron drejtimin një rreze drite, një valë zëri etj., kur kalon nga një mjedis a nga një trup te një tjetër me përbërje ose me dendësi të ndryshme. Përthyhet drita në ujë.
3. pës. e PËRTHÝEJ.
✱Sin.: përkulet, thyhet, paloset, kthehet, lakohet, harkohet, epet, shmanget.
PËRTH/ÝEJ vep., ~ÉVA, ~ÝER kal. 1. Kthej diçka në anë a në cepa, e palos në buzë. Përthyej tapetin. Përthyej gazetën. Përthyej mëngën e këmishës. Përthyej pantallonat. 2. Bashkoj d…
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRTHÝER (i, e) mb. 1. Që është kthyer në anët a në cepat, i palosur në buzët. Me kapakë të përthyer. Me mëngë (me mansheta) të përthyera. 2. Që ka marrë trajtën e një vije të përk…
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRTHÝERJ/E,~A f. 1. Veprimi kur përthyej ose kur përthyhet diçka. Përthyerja e gjurit (e krahut). 2. fiz. Shmangia që pëson një rreze drite, një valë zëri etj., kur kalon nga një …
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRTHÝES,~I m. sh. ~, ~IT fiz. Aparat i posaçëm që shërben për t’u ndërruar drejtimin rrezeve të dritës.
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRTHÝES,~E mb., fiz. Që përthyen rrezet e dritës. Xham përthyes. Teleskop përthyes.✱Sin.: thyerës, thyes, shmangës.
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRTHYESHMËRÍ,~A f., libr. Të qenët i përthyeshëm; vetia e diçkaje që është e përthyeshme. Përthyeshmëria e rrezeve të dritës në ujë (fiz.).✱Sin.: thyeshmëri, lakueshmëri, përkulsh…
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRTHÝESH/ËM (i), ~ME (e) mb. Që ka aftësinë të përthyhet, që mund të përthyhet.✱Sin.: i thyeshëm, i palosshëm, i harkueshëm, i lakueshëm, i përkulshëm, i epshëm.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë