Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
PËRTÁC,~E mb. 1. Që nuk ka dëshirë të punojë, që i pëlqen të rrijë pa punë, dembel. Njeri përtac.
2. I ngathët, i plogët. Gjumi i tepërt të bën përtac. Mos u bëj përtac!
✱Sin.: dembel, përtacol, përtacuk, përtacul, përtacush, i përtuar, i përtueshëm, qyl, krahëthatë, bjerrakohës, bjerraditë, bjerraditës, çartabukas, bjerramot, duarmpirë, duarngrirë, duartharë, duarthatë, ngathët, i plogët, i plogësht, i përtejshëm, përtesëderr, përtesëdosë, shalëngjitur, parazit, baltavec.
PËRTÁC,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Ai që është përtac. S’luan nga vendi përtaci. Përtaci i rëndet dhe dheut. (fj. u.).
2. zool. (lat. Choloepus; Bradypus) Gjitar me krahët më të gjatë se këmbët, që kanë tri gishta në putrat e përparme dhe pesë gishta në putrat e pasme dhe që jetojnë në pyjet e Amazonës, Panamasë etj.
3. Pjesë e parë e emërtimeve për disa lloje të këtyre gjitarëve: Përtaci dygishtor (lat. Choloepus). Përtaci tregishtor (lat. Bradypus tridactylus). Përtaci i ujit tardigradi.
PËRTACÍSHT ndajf. Me përtaci. Nisej përtacisht për në punë. Lëvizte përtacisht nëpër dhomë. Portalet dhe rrjetet sociale synojnë përtacisht dhe në mënyrë aspak inteligjente të rris…
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRTÁC,~E mb. 1. Që nuk ka dëshirë të punojë, që i pëlqen të rrijë pa punë, dembel. Njeri përtac.2. I ngathët, i plogët. Gjumi i tepërt të bën përtac. Mos u bëj përtac!✱Sin.: dembe…
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRTÁC,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Ai që është përtac. S’luan nga vendi përtaci. Përtaci i rëndet dhe dheut. (fj. u.). 2. zool. (lat. Choloepus; Bradypus) Gjitar me krahët më të gjatë se …
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRTACÁZI ndajf. Me përtesë; ngadalë. Dielli ngrihej përtacazi mbi kodrat në horizont.
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRTÁC/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Ajo që është përtace.
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRTACÓL,~E mb., fëm. 1. Përtac; dembel. 2. si em. m. e f. Sipas kuptimit të mbiemrit. Përtacoli përtacolin ka bir.
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRTACÚK,~E mb., fëm. 1. Përtac; dembel.2. si em. m. e f. Sipas kuptimit të mbiemrit. U bënë bashkë përtacukët.
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRTACÚL,~E mb., fëm. 1. Përtac, dembel. Princi përtacul me princeshën përtacule.2. si em. m. e f. Sipas kuptimit të mbiemrit.
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRTACÚSH,~E mb., fëm. 1. Përtac, dembel. U takua me të atin, me mbretin përtacush. 2. si em. m. e f. Sipas kuptimit të mbiemrit.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë