Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
PËRTËRÍTËS,~E mb. 1. Që e bën më të ri, që e bën të duket më i ri. Gjumë përtëritës.
2. Që ia përmirëson shëndetin, që i jep gjallëri e fuqi. Klimë përtëritëse.
3. Që e bën diçka të zhvillohet më mirë. Krasitje përtëritëse. Një shi përtëritës.
4. fig. Që i jep dikujt a diçkaje gjallëri e forca të reja, që i jep zhvillim të ri e më të fuqishëm; që e përtërin. Fryma (atmosfera) përtëritëse. Forca përtëritëse.
✱Sin.: rinues, gjallërues, shërues, fuqizues, forcues, jetëdhënës, këndellës, përmirësues, lulëzues, zbukurues, hijeshues.
►PËRTËRÍ/HEM jovep., ~VA (u), ~RË 1. vetv. Bëhem më i ri, ndryshoj e dukem më i ri; më përmirësohet shëndeti; rinohem. Po përtërihen njerëzit. Iu përtëri fytyra. Punon e përtërihet…
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRTËRÍ/J vep., ~VA, ~RË kal. 1. E bëj dikë më të ri, e bëj të duket më i ri; ia përmirësoj shëndetin; e rinoj. E përtëriu klima malore. 2. E bëj të dalë prapë, të rishfaqet; e bëj…
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRTËRÍRJ/E,~A f. 1. Veprimi kur përtërij ose kur përtërihem. Përtërirja e jetës në male e lugina. 2. Gjendja kur përtërij ose kur përtërihem.
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRTËRÍRË (i, e) mb. 1. Që është përtërirë; i rinuar. Plak i përtërirë. Natyrë e përtërirë.2. fig. Që ka fituar forca të reja, i gjallëruar. Me shpirt të përtërirë. Me vëmendje të …
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRTËRÍT (PËRTËRÍS) vep., ~A, ~UR kal. Përtërij. Përtërit forcat. Përtëritin traditat luftarake të të parëve.
Shfaq përkufizimin e plotë →►PËRTËRÍT/EM jovep., ~A (u), ~UR vetv. Përtërihem. Vetëm në vendlindje përtërihem.
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRTËRÍTJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur përtërit ose kur përtëritet dikush a diçka. Përtëritja e lëkurës. Përtëritja e licencës. Përtëritja e organeve drejtuese të partisë (të…
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRTËRÍTUR (i, e) mb. 1. Që duket më i ri, që e ka bërë më të ri, i përtërirë. Plak i përtëritur.2. Që e ka bërë të zhvillohet mirë, i përtërirë. Natyrë e përtëritur.
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRTËRTH/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. Kaloj mes për mes një fushe, një pylli, një lumi etj.; trupoj.
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRTËRTHÓR ndajf. Tërthor, tërthorazi. I ra përtërthor e doli te kroi. Pse të mos flasim çeltas, por përtërthor?
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë