Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
PËRTÁC,~E mb. 1. Që nuk ka dëshirë të punojë, që i pëlqen të rrijë pa punë, dembel. Njeri përtac.2. I ngathët, i plogët. Gjumi i tepërt të bën përtac. Mos u bëj përtac!✱Sin.: dembe…
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRTÁC,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Ai që është përtac. S’luan nga vendi përtaci. Përtaci i rëndet dhe dheut. (fj. u.). 2. zool. (lat. Choloepus; Bradypus) Gjitar me krahët më të gjatë se …
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRTÉH vep., ~A, ~UR 1. kal. I heq diçkaje pjesën si teh a të mprehtë, latoj. Përteh gurin (dërrasën). 2. jokal. Eci në vende ku ka sende me tehe. Përtehte nëpër gurë (nëpër shkëmb…
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRTÉJ ndajf. 1. Në anën tjetër të një lumi, të një kanali, të një pengese etj., matanë; andej, tej, tutje. Malet (fushat) që ndodhen përtej. Doli (kaloi, u hodh) përtej. 2. Më tep…
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRTÉJ parafj. Përdoret me një emër në rasën rrjedhore që shënon: 1. Vendin, matanë të cilit gjendet a ndodh diçka. Përtej fushës. Përtej lumit (malit). 2. Masën a sasinë që tejkal…
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRTÉR vep., ~A, ~UR kal. E ter pjesërisht diçka, e ter pak, bëj të përteret; thaj. Era i përteri ca rrobat.
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRTÍM,~I m. Përtesë, përtaci. Punojnë pa përtim. Nuk shfaqi asnjë shenjë përtimi. Lëmashku bren gurin, përtimi fik burrin. (fj. u.).
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRTÍS vep., ~A, ~UR kal. Mbuloj me një tis të hollë.
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRT/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR jokal. Më mungon vullneti e dëshira për të punuar, më pëlqen të rri e të mos bëj gjë, jam përtac. Përtonte të ngrihej. Nuk përton kurrë. Nuk ia përton asnj…
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRTÓK,~U m., bot. Lloj bime që bën kokrra të hidhëta, që u jepen kafshëve kur fryhen nga jonxha e njomë.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë