Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
PËRSÓSUR (i, e) mb. 1. Që ka arritur përsosurinë, shumë i mirë, i mbaruar, i përkryer në të gjitha anët. Punë e përsosur. Njeri (mësues, mjeshtër) i përsosur.
2. Që është bërë a është punuar me cilësi të lartë; që ka një nivel të lartë artistik, shkencor etj., që s’ka të meta. Makinë e përsosur. Vepër arti e përsosur. Ka formë të përsosur.
✱Sin.: i përkryer, i mbaruar, i shkëlqyer, shembullor, mjeshtëror, i mrekullueshëm, ideal.
PËRSÓS vep., ~A, ~UR kal. 1. E bëj diçka më të mirë nga ç’ka qenë, e përpunoj dhe e përmirësoj më tej; e ngre dikë a diçka në shkallën më të lartë, e bëj më të aftë, më të mirë etj..
2. E bëj të mbaruar a të përkryer, e përkryej. E përsosi më tej. Përsosën metodën e punës (stilin në punë). E ka përsosur gjuhën (stilin). Përsosin formën artistike.
✱Sin.: përkryej, punoj, përmirësoj, përpunoj, stërholloj, limoj, holloj.
PËRSOSURÍ,~A f. Të qenët i përsosur, vetia e atij që është i përsosur; shkallë e lartë zhvillimi që ka arritur dikush a diçka, shkallë e lartë përsosjeje. Përsosuri e lartë (e plot…
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRSOSURÍSHT ndajf., libr. Përsosmërisht. Përsosurisht simetrik. Ai ishte përsosurisht i besueshëm. Fjalët i përshtaten përsosurisht Nënë Terezës.
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRSÓS vep., ~A, ~UR kal. 1. E bëj diçka më të mirë nga ç’ka qenë, e përpunoj dhe e përmirësoj më tej; e ngre dikë a diçka në shkallën më të lartë, e bëj më të aftë, më të mirë etj…
Shfaq përkufizimin e plotë →►PËRSÓS/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv. Bëhem më i mirë nga ç’kam qenë, përmirësohem më tej; ngrihem në shkallën më të lartë; bëhem i mbaruar a i përkryer. Përsoset teknika. Përsos…
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRSÓSJ/E,~A f. 1. Veprimi kur përsos ose kur përsoset. Përsosja e metodës dhe e stilit në punë. Përsosja e mëtejshme e teknologjisë. 2. Përsosuri. Arriti në përsosje.✱Sin.: përkry…
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRSÓSM/Ë (i), ~E (e) mb. I përsosur. Sistem i integruar dhe i përsosmë.
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRSOSMËRÍ,~A f. Përsosuri. Njeriu lufton për përsosmërinë. Lëreni përsosmërinë e ndërtoni marrëdhënie të ngushta prindërore me fëmijët.
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRSOSMËRÍSHT ndajf. Me përsosmëri, në mënyrë të përsosur. Përsosmërisht i pastër. I përshtatej përsosmërisht pjesës tjetër. I fshehu përsosmërish emocionet.
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRSÓSËS,~E mb. Që përsos. Limim (smerilim) përsosës.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë