Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
PËRSHPEJTÚAR (i, e) mb. 1. Që është zhvilluar më shpejt ose brenda një kohe më të shkurtër, që ka ecur me një shpejtësi më të madhe se ajo që kishte më parë. Ritmi i përshpejtuar i ngjarjeve.
2. fiz. Që ka fituar një shpejtësi më të madhe se ajo që ka pasur, që është përshpejtuar. Grimca (jone) të përshpejtuara.
✱Sin.: i nxituar, i akseleruar, i shtuar, i shumuar, i rritur, i zmadhuar.
PËRSHPEJT/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. Shtoj shpejtësinë e një makine etj., e bëj të lëvizë më shpejt; kund. ngadalësoj.
2. Bëj që diçka të zhvillohet më shpejt ose brenda një kohe më të shkurtër. Përshpejtuan ndërtimet (rritjen e shpendëve).
3. fiz. Ia shtoj shpejtësinë e lëvizjes diçkaje, bëj që të përshpejtohet. Përshpejtojnë elektronet (grimcat e dritës).
✱Sin.: nxitoj, akseleroj, shpejtoj, afroj, përafroj, hershoj, shtoj, shumoj, rris, zmadhoj.
PËRSHPÁLL vep., ~A, ~UR përf., kal. Shpall botërisht diçka. Përshpall vendet bosh të punës. Deklarata befasuese përshpalli ato që thuheshin nën zë.
Shfaq përkufizimin e plotë →►PËRSHPÁLL/ET jovep., ~ (u), ~UR përf., pës., vet. v. III e PËRSHPÁLL.
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRSHPÁLLJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET përf. Veprimi kur përshpall botërisht diçka.
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRSHPÁT vep., ~A, ~UR krahin., kal. Përshtat.
Shfaq përkufizimin e plotë →►PËRSHPÁT/EM jovep., ~A (u), ~UR krahin., vetv. 1. Përshtatem. Nuk përshpateshin si çift. 2. vet. v. III Përputhet, puqet. Nuk përshpateshin dyert me shemat.
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRSHPÁTJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET Përshtatje.
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRSHPÁTUR (i, e) mb., krahin. I përshtatur.
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRSHPÁTË ndajf. Duke u shtypur nga të dy anët, duke u bërë petë. E bëri përshpatë.
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRSHPÁT/ËM (i), ~ME (e) mb., krahin. I shtypur nga të dyja anët.
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRSHPÍRT/Ë,~A f. Përshpirtje.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë