Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
PËRSHKËNDÍTJ/E,~AI f. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur përshkëndit ose kur përshkënditem.
2. Ndarje a shpërndarje nëpër vende të ndryshme e njerëzve, duke humbur lidhjet.
3. Përndarje e sendeve etj. Përshkënditja e gjetheve.
✱Sin.: shpërndarje përhapje, shkoqje, përshkoqje, shpupurishje, përndarje.
PËRSHKËNDÍTJ/E,~AII f. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur përshkëndit a përshkënditet zjarri.
2. Shkëlqim; xixëllimë; flakërim. Përshkënditjet e zjarrit. Përshkënditja e syve.
✱Sin.: shkëndijim, xixëllim, xixëllimë, shkëlqim, ndriçim, vezullim, vezullimë.
PËRSHKËNDÍT (PËRSHKËNDÍS)I vep., ~A, ~UR kal. 1. I detyroj njerëzit a kafshët të ikin në vende të ndryshme e të humbasin lidhjet; përshkoq. I përshkënditi tornadoja (cunami). I përshkënditi bisha bagëtitë. I trembi zogjtë dhe i përshkënditi. I përshkënditi pulat gjeraqina.
2. Shpërndaj andej e këtej, përhap në vende e në drejtime të ndryshme.
3. Vërvit, hedh tej me vrull. Era përshkëndit gjethet e thata.
✱Sin.: shpërndaj, përhap, flak, përpush, shkëlqej, shkëndijon, xixëllon, vezullon, shkoq, përshkoq, përndaj, prushis, shpurris, shpupurish, ndriçoj, flakëron.
PËRSHKËNDÍT (PËRSHKËNDÍS)II vep., ~A, ~UR 1. kal. Përpush urët ose zjarrin; bëj që të nxjerrë shkëndija.
2. fig., kal. E bëj që të shndritë, i jap shkëlqim; bëj që të duket sikur lëshon shkëndija. Dielli përshkëndit xhamat e dritareve. Përshkënditi sytë nga inati.
3. jokal. Shkëlqen, flakëron. Përshkënditin rrezet e diellit.
♦ I përshkënditin *sytë (dikujt).
PËRSHKÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur përshkoj ose kur përshkohet diçka. Përshkimi i pistës (i një rruge) me vrap. 2. Lloj qepjeje me dorë duke e shkuar perin larg e larg, ildi…
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRSHKÍN/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT krahin. Femër e përdalë; femër e pamoralshme.
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRSHKÍNË mb. f. Që është e përdalë a e pamoralshme.
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRSHKÍT ndajf. Rrëshqanthi, shkarazi.
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRSHK/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. E kaloj diçka nëpër një vrimë a hapësirë, e shkoj tejpërtej.2. vet. v. III kalon diçka nëpër një trup tejpërtej. Përshkoj perin në gjilpërë. E pë…
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRSHKÓQ vep., ~A, ~UR kal. 1. E thërrmoj imët diçka; e ndaj në pjesë a në copa të vogla, e përshesh. Përshkoqi bukën për pëllumbat. 2. Shpërndaj, përndaj, përhap, bëj kashtë e koq…
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRSHKRÉP vep., ~I, ~UR jokal., vet. v. III Shkrep, shkreptin, vezullon.
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRSHKRÍ/J vep., ~VA, ~RË fig., kal. E bashkoj me diçka tjetër, e bëj të shkrihet a të jetë pjesë e brendshme e diçkaje; e bëj ta përjetoj thellë e nga brenda diçka.
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRSHKRÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur përshkruaj ose kur përshkruhet diçka. Përshkrimi i natyrës (i ngjarjeve). 2. Ajo që shprehim me shkrim a me gojë kur duam të japim pamjen…
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRSHKÚL vep., ~A, ~UR përf., kal. 1. Shkul diçka nga vendi; shkul me forcë ose me shumicë a herë pas here. I shkulën e i përshkulën shkurret e drizat. 2. Shpërngul dikë a diçka.✱S…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë