Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
PËRSHÉSHUR (i, e) mb. 1. Që është përsheshur, që është bërë përshesh. Bukë e përsheshur.
2. fig. I vrarë keq, i dërrmuar, i copëtuar. Me fytyrë të përsheshur. Me krahun (këmbën) të përsheshur.
✱Sin.: i thërrmuar, i copëtuar, i dërrmuar, përleshur, i kacafytur.
PËRSHÉSH,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Copa buke të futura e të zbutura në një enë me qumësht, me kos etj. Përshesh me qumësht (me kos). Hëngri një çanak me përshesh. Kush është gojëmbël, ha përshesh me tambël. (fj. u.). Më mirë përshesh e qesh e pilaf e qaj. (fj. u.). Shyta në mal, përsheshi në fshat. (fj. u.). Murroja në vërri, përsheshi në shtëpi. (fj. u.).
2. Gjellë që bëhet me copa buke të zhytura në lëng mishi (kryesisht të pulës) ose të përvëluara me ujë të vale, me gjalpë e me erëza; gjellë me grurë të zier, me miell, me vaj e me mjaltë. Përshesh me bukë misri (me kulaç). Përshesh me gjalpë e me dhiozmë. Gjel deti me përshesh. E bëri pulën me përshesh.
✱Sin.: valëbuke, çeçe, lëmsh, çorbë, rrëmujë.
♦ M’u bë koka (mendja) përshesh shih m’u bë koka (mendja) dhallë. U bë përshesh (diçka) u prish e u ngatërrua keq; u pështjellua; u bë lëmsh; u bë lesh; u bë lesh arapi; u bë lesh e li; u bë llum. Ia bëri kokën (mendjen) përshesh (dikujt) shih ia bëri kokën (mendjen) dhallë (dikujt). E bëri përshesh (diçka). 1. E copëtoi, e dërrmoi, e thërrmoi; e shkatërroi krejt; e bëri çeçe. 2. E ngatërroi keqas; e bëri lëmsh; e bëri lesh e li; e bëri çorbë; e bëri llum. Ia bëri turinjtë (hundët) përshesh (dikujt) e goditi rëndë, e theu dhe e mposhti; ia përsheshi turinjtë (hundët). I doli *qumështi mbi përshesh (dikujt). Di vetëm të hajë përshesh (dikush) mospërf. nuk është i zoti as sa të mbrojë veten; di vetëm të hajë e të pijë; nuk e ke për punë, është i dhënë pas të ngrënit e nuk do që të punojë. E do përshesh në tas (diçka) shih e do vezë të qëruar (diçka). Gjen *shesh e bën përshesh (dikush). Ha përshesh (dikush) mospërf. është në moshë ende të vogël, është foshnjë ose si foshnjë; është i papjekur dhe nuk kupton se ç’bëhet, bën veprime prej çilimiu; i bie maces me lugë mospërf. Ia ha përsheshin macja (dikujt) tall. është fare i mefshtë, nuk është i zoti, është i humbur; ia merr pula (macja) bukën nga dora.
PËRSHÉSH vep., ~A, ~UR kal. 1. E bëj bukën copa-copa të vogla dhe e fut në një enë me qumësht, me kos, me lëng mishi etj.; e bëj bukën përshesh. Ai që përshesh shumë, ha pak. (fj. u.).
2. fig. E dërrmoj fare diçka, e bëj thërrime. I përsheshi plisat me lesë.
✱Sin.: përshij, përshkoq, thërrmoj, dërrmoj, shkërmoq, copëtoj, thyej.
♦ Ia përsheshi *hundët (turinjtë) (dikujt).
PËRSHÉNJ vep., ~I, ~UR kal., vet. v. III E bën që të fillojë të piqet një pemë; bën që të japë shenjat e para të pjekjes. I përshenji maji qershitë. E ka përshenjur vapa rrushin.✱S…
Shfaq përkufizimin e plotë →►PËRSHÉNJ/ET jovep., ~ (u), ~UR vetv., vet. v. III 1. Sapo fillon të piqet një pemë, jep shenjat e para të pjekjes. U përshenj rrushi. U përshenjën portokallet. 2. fig. Jep shenjat…
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRSHENJÍM,~I m. Veprimi kur përshenjej ose kur peshenjohet.
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRSHÉNJJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET Veprimi kur përshenj ose kur përshenjet diçka.
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRSHENJ/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. I vë shenjë, shenjoj, markoj. Përshenjon objektet paraardhëse ose pasardhëse.2. Shenjoj kufirin e diçkaje; kufizoj. Përshenjojnë zonat e peshki…
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRSHÉNJUR (i, e) mb. Që është përshenjur. Rrush i përshenjur.✱Sin.: i laroshur, i laruar, i laracuar, larushitur.
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRSH/ÉS vep., ~ÍTA, ~ÍTUR përf., kal. Shes çdo gjë që kam, s’lë gjë pa shitur. Shiti e përshiti çdo gjë që kishin.
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRSHÉSH,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Copa buke të futura e të zbutura në një enë me qumësht, me kos etj. Përshesh me qumësht (me kos). Hëngri një çanak me përshesh. Kush është gojëmbël, h…
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRSHÉSH vep., ~A, ~UR kal. 1. E bëj bukën copa-copa të vogla dhe e fut në një enë me qumësht, me kos, me lëng mishi etj.; e bëj bukën përshesh. Ai që përshesh shumë, ha pak. (fj. …
Shfaq përkufizimin e plotë →►PËRSHÉSH/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv., vet. v. III Thërrmohet, bëhet copa-copa të vogla; prishet keq, copëtohet; shkoqet e bie. U përshesh guri (shkëmbi). U përshesh gruri në a…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë