Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
PËRSËRÍTJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur përsërit ose kur përsëritet diçka. Përsëritja e lëndës. Përsëritja e një kërkese.
2. Diçka që përsëritet disa herë. Përsëritje të mërzitshme (të kota). Me shumë përsëritje.
3. Mësim që bëhet duke përsëritur lëndën ose një pjesë të saj, për të ngulitur më mirë njohuritë e fituara më parë. Përsëritje përfundimtare (vjetore). Orët e përsëritjes.
4. let. Figurë stilistike që krijohet duke përdorur disa herë me radhë të njëjtën fjalë ose frazë për të shprehur diçka me forcë të veçantë (p.sh. Krujë o qytet i bekuar / Prite, prite Skënderbenë.).
✱Sin.: përsëdytje, përdytje, rishfaqje, recidiv, ritransmetim.
PËRSËRÍ ndajf. Edhe një herë tjetër, prapë, sërish. Filloj (nis) përsëri. Erdhi përsëri. E mori veten përsëri.✱Sin.: prapë, sërish, sërishmi, sërithi, rishtas (rishtazi), ende, pra…
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRSËRÍT (PËRSËRÍS) vep., ~A, ~UR kal. 1. Them a shpreh edhe një herë atë që kam thënë ose që kam shprehur më parë, them përsëri. Përsëriti po ato fjalë. Përsërit të njëjtat gjëra.…
Shfaq përkufizimin e plotë →►PËRSËRÍT/ET jovep., ~ (u), ~UR 1. vetv., vet. v. III Ndodh a shfaqet përsëri (një ngjarje, një dukuri etj.). Iu përsërit sëmundja. Ngjarje që përsëriten. 2. pës. e PËRSËRÍT. Nuk p…
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRSËRÍTSHMËRÍ,~A f. Të qenët i përsëritshëm; vetia e diçkaje që është e përsëritshme. Përsëritshmëri e rezultateve të mira. Garantonte përsëritshmëri të arritjeve.
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRSËRÍTSH/ËM (i), ~ME (e) mb., libr. Që mund të bëhet a mund të ndodhë përsëri, që mund të përsëritet herë pas here në kushte a në periudha kohe të caktuara; kund. i papërsëritshë…
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRSËRÍTUR (i, e) mb. 1. Që është bërë ose ka ndodhur edhe herë të tjera më parë; që bëhet më se një herë, që bëhet me këmbëngulje e në mënyrë të vazhdueshme. Kërkesa të përsëritur…
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRSËRÍTURAZI ndajf. Duke e përsëritur, me përsëritje.
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRSËRÍTËS,~I m. sh. ~, ~IT 1. Ai që thotë a që bën edhe një herë ato që ka thënë ose që ka bërë më parë; ai që e thotë ose e bën diçka më shumë se një herë. Përsëritës i gjërave t…
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRSËRÍTËS,~E mb. Që përsërit. Nxënës përsëritës.
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRSËRÍTËS/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. Ajo që thotë a që bën edhe një herë ato që ka thënë ose që ka bërë më parë; ajo që e thotë ose e bën diçka më shumë se një herë. 2. Nxënësja a st…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë