Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
PËRSËDÝTUR (i, e) mb. Që është përsëdytur.
PËRSËDÝT vep., ~A, ~UR kal. Bëj a them diçka për herë të dytë, përsërit edhe një herë. Përsëdyti urdhrin (fjalët). Nuk e përsëdyti gabimin (fajin).
Shfaq përkufizimin e plotë →►PËRSËDÝT/ET jovep., ~ (u), ~UR 1. vetv., vet. v. III Ndodh a bëhet diçka për herë të dytë, përsëritet edhe një herë. U përsëdyt trokitja. 2. pës. e PËRSËDÝT.
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRSËDÝTI ndajf. Duke e përsëdytur, duke e përsëritur; së dyti. Paguhen përsëdyti riparimi i rrugëve. Gjykata e vrau përsëdyti. Përsëpari drejtor e përsëdyti shef!
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRSËDÝTJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET Veprimi kur përsëdyt ose kur përsëdytet diçka.
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRSËDÝTSH/ËM (i), ~ME (e) mb. I përsëdytë.
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRSËDÝTËS,~E mb. Që përsëdyt diçka, përsëritës.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë