Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
PËRQÉSH vep., ~A, ~UR kal. Përsërit ato që thotë dikush ose bëj si bën ai, për ta tallur a për ta bërë qesharak; e shkërbej për ta vënë në lojë; e tall dikë, e qesëndis, i nxjerr gjuhën. Kush përqesh, e qeshin. (fj. u.). Kur zë kacidhja lesh, gjithë botën e përqesh. (fj. u.). Me këngë e me të qeshur, të zezat përqeshur. (fj. u.).
✱Sin.: qesh, tall, shkërbej, shpotit, imitoj, qesëndis, shagat (shagas), shegas.
PËRQÉSH vep., ~A, ~UR kal. Përsërit ato që thotë dikush ose bëj si bën ai, për ta tallur a për ta bërë qesharak; e shkërbej për ta vënë në lojë; e tall dikë, e qesëndis, i nxjerr g…
Shfaq përkufizimin e plotë →►PËRQÉSH/EM jovep., ~A (u), ~UR pës. e PËRQÉSH.
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRQÉSHJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur përqesh dikë ose kur përqeshem nga dikush. 2. Fjalë ose lëvizje që bëhen për të përqeshur dikë; qëndrim tallës e mospërfillës ndaj dikuj…
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRQESHTÁR,~E mb. Përqeshës.
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRQESHTÁR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Përqeshës.
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRQESHTÁR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Përqeshëse.
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRQÉSHTË (i, e) mb. Lazdran, i mbrapsht, i përgaztë.
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRQÉSHËS,~I m. sh. ~, ~IT 1. Ai që përqesh a që e ka zakon të përqeshë të tjerët. Përqeshës i padurueshëm.2. zool. (lat. Hippolais icterina) Zog këngëtar me trup mesatar, që imito…
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRQÉSHËS,~E mb. Që shkërben dikë për ta tallur; që bëhet ose thuhet për të përqeshur dikë; tallës. Shqiptim përqeshës (i fjalëve të dikujt). Fjalë përqeshëse. Lëvizje përqeshëse.✱…
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRQÉSHËS/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Ajo që përqesh a që e ka zakon të përqeshë të tjerët.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë